அல்குர்ஆன் மொழிபெயர்ப்பு - அல்பேனிய மொழிபெயர்ப்பு- அர்ருவ்வாத் மொழிபெயர்ப்பு நிலையம் (இதன் பணிகள் நடைபெறுகின்றன)

பக்க எண்:close

external-link copy
11 : 14

قَالَتۡ لَهُمۡ رُسُلُهُمۡ إِن نَّحۡنُ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَمُنُّ عَلَىٰ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۖ وَمَا كَانَ لَنَآ أَن نَّأۡتِيَكُم بِسُلۡطَٰنٍ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ

Të dërguarit e tyre u thanë: "Ne vërtet jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep dhunti kujt të dojë prej robërve të Tij. E, ne nuk kemi fuqi t'ju sjellim prova përveçse me lejen e Allahut. Vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 14

وَمَا لَنَآ أَلَّا نَتَوَكَّلَ عَلَى ٱللَّهِ وَقَدۡ هَدَىٰنَا سُبُلَنَاۚ وَلَنَصۡبِرَنَّ عَلَىٰ مَآ ءَاذَيۡتُمُونَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡيَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ

E përse të mos mbështetemi tek Allahu, ndërkohë që Ai na ka udhëzuar në rrugë të drejtë?! Ne njëmend do të bëjmë durim kundrejt vuajtjeve që na i shkaktoni ju. Vetëm tek Allahu le të mbështeten ata që duan të mbështeten." info
التفاسير:

external-link copy
13 : 14

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِرُسُلِهِمۡ لَنُخۡرِجَنَّكُم مِّنۡ أَرۡضِنَآ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَاۖ فَأَوۡحَىٰٓ إِلَيۡهِمۡ رَبُّهُمۡ لَنُهۡلِكَنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ

Ndërkaq, ata që mohuan u thanë të dërguarve të tyre: "Do t'ju dëbojmë nga Toka jonë ose do të ktheheni në fenë tonë." Atëherë, atyre u shpalli Zoti i tyre: "Ne, gjithsesi do t'i shkatërrojmë zullumqarët info
التفاسير:

external-link copy
14 : 14

وَلَنُسۡكِنَنَّكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِهِمۡۚ ذَٰلِكَ لِمَنۡ خَافَ مَقَامِي وَخَافَ وَعِيدِ

dhe pas tyre do t'ju bëjmë ju banorë të asaj toke. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje dhe nga paralajmërimi Im. info
التفاسير:

external-link copy
15 : 14

وَٱسۡتَفۡتَحُواْ وَخَابَ كُلُّ جَبَّارٍ عَنِيدٖ

Ata (të dërguarit) u lutën për fitore dhe u shkatërrua çdo tiran kokëfortë, info
التفاسير:

external-link copy
16 : 14

مِّن وَرَآئِهِۦ جَهَنَّمُ وَيُسۡقَىٰ مِن مَّآءٖ صَدِيدٖ

të cilin e pret Xhehenemi, ku do t'i jepet të pijë ujë të qelbur, info
التفاسير:

external-link copy
17 : 14

يَتَجَرَّعُهُۥ وَلَا يَكَادُ يُسِيغُهُۥ وَيَأۡتِيهِ ٱلۡمَوۡتُ مِن كُلِّ مَكَانٖ وَمَا هُوَ بِمَيِّتٖۖ وَمِن وَرَآئِهِۦ عَذَابٌ غَلِيظٞ

të cilin do ta gëlltisë, por mezi do ta kapërdijë, ndërkohë që vdekja i vjen nga çdo anë, por ai nuk do të vdesë. Atë e pret një dënim i rëndë. info
التفاسير:

external-link copy
18 : 14

مَّثَلُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡۖ أَعۡمَٰلُهُمۡ كَرَمَادٍ ٱشۡتَدَّتۡ بِهِ ٱلرِّيحُ فِي يَوۡمٍ عَاصِفٖۖ لَّا يَقۡدِرُونَ مِمَّا كَسَبُواْ عَلَىٰ شَيۡءٖۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلضَّلَٰلُ ٱلۡبَعِيدُ

Veprat e atyre që mohuan Zotin e tyre i ngjajnë një hiri që e shpluhuron një erë e fortë në një ditë të stuhishme. Atyre s'do t'u bëjë dobi asgjë që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe. info
التفاسير: