د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی

د مخ نمبر:close

external-link copy
34 : 8

وَمَا لَهُمۡ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ ٱللَّهُ وَهُمۡ يَصُدُّونَ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَمَا كَانُوٓاْ أَوۡلِيَآءَهُۥٓۚ إِنۡ أَوۡلِيَآؤُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُتَّقُونَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

E përse të mos i dënojë Allahu, kur ata pengojnë (njerëzit) nga Xhamia e Shenjtë, edhe pse nuk janë kujdestarët e saj?! Kujdestarët e saj të vërtetë janë vetëm ata që i frikësohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë. info
التفاسير:

external-link copy
35 : 8

وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمۡ عِندَ ٱلۡبَيۡتِ إِلَّا مُكَآءٗ وَتَصۡدِيَةٗۚ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ

Lutja e tyre në Shtëpinë e Shenjtë nuk ishte gjë tjetër veçse fishkëllimë dhe rrahje duarsh. Prandaj, shijojeni dënimin për shkak se nuk besonit! info
التفاسير:

external-link copy
36 : 8

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ لِيَصُدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيۡهِمۡ حَسۡرَةٗ ثُمَّ يُغۡلَبُونَۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ يُحۡشَرُونَ

Jobesimtarët e shpenzojnë pasurinë e tyre për të penguar (njerëzit) nga rruga e Allahut. Ata do ta shpenzojnë atë, por në fund do të jetë dëshpërim për ta, e pastaj do të mposhten. Ata që nuk besojnë në Xhehenem, do të tubohen, info
التفاسير:

external-link copy
37 : 8

لِيَمِيزَ ٱللَّهُ ٱلۡخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ وَيَجۡعَلَ ٱلۡخَبِيثَ بَعۡضَهُۥ عَلَىٰ بَعۡضٖ فَيَرۡكُمَهُۥ جَمِيعٗا فَيَجۡعَلَهُۥ فِي جَهَنَّمَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ

në mënyrë që Allahu t'i ndajë të këqijtë nga të mirët e t'i mbledhë të këqijtë një mbi një e pastaj t'i hedhë të gjithë në Xhehenem. Këta janë të humburit. info
التفاسير:

external-link copy
38 : 8

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَنتَهُواْ يُغۡفَرۡ لَهُم مَّا قَدۡ سَلَفَ وَإِن يَعُودُواْ فَقَدۡ مَضَتۡ سُنَّتُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Thuaju atyre që nuk besojnë se, nëse heqin dorë (nga mosbesimi), do t'u falet e kaluara, por, nëse vazhdojnë, atëherë le ta kujtojnë dënimin e të mëparshmëve. info
التفاسير:

external-link copy
39 : 8

وَقَٰتِلُوهُمۡ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتۡنَةٞ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ كُلُّهُۥ لِلَّهِۚ فَإِنِ ٱنتَهَوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

Luftojini ata derisa të mos ketë më fitne (adhurim të dikujt a diçkaje tjetër pos Allahut) dhe tërë feja t'i kushtohet vetëm Allahut. E, nëse heqin dorë, atëherë Allahu sheh çdo gjë që bëjnë ata. info
التفاسير:

external-link copy
40 : 8

وَإِن تَوَلَّوۡاْ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَوۡلَىٰكُمۡۚ نِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ

Por, nëse ata kthejnë shpinën, atëherë dijeni se Allahu është Mbrojtësi juaj. Sa Mbrojtës dhe Ndihmës i shkëlqyer që është Ai! info
التفاسير: