د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی

د مخ نمبر:close

external-link copy
53 : 6

وَكَذَٰلِكَ فَتَنَّا بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لِّيَقُولُوٓاْ أَهَٰٓؤُلَآءِ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنۢ بَيۡنِنَآۗ أَلَيۡسَ ٱللَّهُ بِأَعۡلَمَ بِٱلشَّٰكِرِينَ

Kështu ne i sprovuam disa nga ata me disa të tjerë, që të thonë: "Vallë, këta i begatoi Allahu nga mesi ynë?!" A nuk është Allahu Ai që i njeh më së miri mirënjohësit? info
التفاسير:

external-link copy
54 : 6

وَإِذَا جَآءَكَ ٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِـَٔايَٰتِنَا فَقُلۡ سَلَٰمٌ عَلَيۡكُمۡۖ كَتَبَ رَبُّكُمۡ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَ أَنَّهُۥ مَنۡ عَمِلَ مِنكُمۡ سُوٓءَۢا بِجَهَٰلَةٖ ثُمَّ تَابَ مِنۢ بَعۡدِهِۦ وَأَصۡلَحَ فَأَنَّهُۥ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Kur të vijnë te ti ata që i besojnë ajetet Tona, thuaju: "Paqja qoftë mbi ju! Zoti juaj ia ka caktuar Vetes mëshirën: kushdo nga ju që bën ndonjë të keqe nga padija e pastaj pendohet dhe përmirësohet, do ta gjejë Allahun Falës të Madh e Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
55 : 6

وَكَذَٰلِكَ نُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلِتَسۡتَبِينَ سَبِيلُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kështu i shpjegojmë Ne hollësisht shpalljet, që të bëhet e qartë rruga e keqbërësve. info
التفاسير:

external-link copy
56 : 6

قُلۡ إِنِّي نُهِيتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ قُل لَّآ أَتَّبِعُ أَهۡوَآءَكُمۡ قَدۡ ضَلَلۡتُ إِذٗا وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُهۡتَدِينَ

Thuaj: "Mua më është ndaluar t'i adhuroj ata që i adhuroni në vend të Allahut." Thuaj: "Unë nuk ndjek dëshirat tuaja, se atëherë do të isha i humbur e nuk do të isha nga të udhëzuarit." info
التفاسير:

external-link copy
57 : 6

قُلۡ إِنِّي عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَكَذَّبۡتُم بِهِۦۚ مَا عِندِي مَا تَسۡتَعۡجِلُونَ بِهِۦٓۚ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ يَقُصُّ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰصِلِينَ

Thuaj: "Unë jam në një udhëzim të qartë nga Zoti im, ndërsa ju e përgënjeshtroni atë. Nuk është në dorën time ajo që e kërkoni me ngut. Vendimi i takon vetëm Allahut. Ai e thotë të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë." info
التفاسير:

external-link copy
58 : 6

قُل لَّوۡ أَنَّ عِندِي مَا تَسۡتَعۡجِلُونَ بِهِۦ لَقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۗ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِٱلظَّٰلِمِينَ

Thuaj: "Sikur të ishte në dorën time ajo që e kërkoni me ngut, do të merrte fund puna midis meje dhe jush. Allahu i di më së miri keqbërësit." info
التفاسير:

external-link copy
59 : 6

۞ وَعِندَهُۥ مَفَاتِحُ ٱلۡغَيۡبِ لَا يَعۡلَمُهَآ إِلَّا هُوَۚ وَيَعۡلَمُ مَا فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۚ وَمَا تَسۡقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعۡلَمُهَا وَلَا حَبَّةٖ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡأَرۡضِ وَلَا رَطۡبٖ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ

Ai i ka çelësat e së fshehtës, të cilën nuk e di askush përveç Tij. Ai e di çfarë ka në tokë dhe çfarë ka në det. Asnjë gjethe nuk bie pa e ditur Ai, as ndonjë kokërr në brendësinë e tokës, madje nuk ka asgjë të njomë e as të thatë që nuk është në një Libër[1] të qartë. info

[1] Në Leuhi Mahfudh.

التفاسير: