د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی

د مخ نمبر:close

external-link copy
23 : 42

ذَٰلِكَ ٱلَّذِي يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًا إِلَّا ٱلۡمَوَدَّةَ فِي ٱلۡقُرۡبَىٰۗ وَمَن يَقۡتَرِفۡ حَسَنَةٗ نَّزِدۡ لَهُۥ فِيهَا حُسۡنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ شَكُورٌ

Kjo është ajo me të cilën Allahu përgëzon robërit e Tij që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk po ju kërkoj kurrfarë shpërblimi, përveç dashurisë për hir të farefisnisë." Kush bën një vepër të mirë, Ne do t'ia shtojmë shpërblimin. Vërtet, Allahu është Falës i Madh dhe Mirënjohës. info
التفاسير:

external-link copy
24 : 42

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗاۖ فَإِن يَشَإِ ٱللَّهُ يَخۡتِمۡ عَلَىٰ قَلۡبِكَۗ وَيَمۡحُ ٱللَّهُ ٱلۡبَٰطِلَ وَيُحِقُّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ

A mos thonë ata: "Ai po trillon gënjeshtra për Allahun"?! Po sikur të donte Allahu, do të ta vuloste zemrën e do ta zhdukte të pavërtetën dhe do ta jetësonte të vërtetën me fjalët e Tij! Pa dyshim, Ai e di mirë çfarë ka në zemra. info
التفاسير:

external-link copy
25 : 42

وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ

Ai është që pranon pendimin e robërve të Vet, i fal gjynahet dhe e di çfarë bëni. info
التفاسير:

external-link copy
26 : 42

وَيَسۡتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۚ وَٱلۡكَٰفِرُونَ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞ

Ai u përgjigjet lutjeve të atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si dhe u jep edhe më tepër prej mirësisë së Vet. Ndërkaq, jobesimtarët do të kenë ndëshkim të ashpër. info
التفاسير:

external-link copy
27 : 42

۞ وَلَوۡ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزۡقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٖ مَّا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرُۢ بَصِيرٞ

Po qe se Allahu do t'ua shtonte rizkun robërve të Vet, ata do të bënin padrejtësi në Tokë, por Ai e zbret atë me masë, aq sa dëshiron. Me të vërtetë, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet. info
التفاسير:

external-link copy
28 : 42

وَهُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ مِنۢ بَعۡدِ مَا قَنَطُواْ وَيَنشُرُ رَحۡمَتَهُۥۚ وَهُوَ ٱلۡوَلِيُّ ٱلۡحَمِيدُ

Ai është që zbret shiun pasi ata të kenë humbur shpresën dhe shpërndan mëshirën e Vet. Ai është Mbrojtësi, i Lavdëruari. info
التفاسير:

external-link copy
29 : 42

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَآبَّةٖۚ وَهُوَ عَلَىٰ جَمۡعِهِمۡ إِذَا يَشَآءُ قَدِيرٞ

Nga shenjat e Tij është krijimi i qiejve e i Tokës dhe i gjallesave që ka shpërndarë në to. Ai ka fuqi t'i tubojë ato kur të dojë. info
التفاسير:

external-link copy
30 : 42

وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ

Çfarëdo fatkeqësie që ju godet është për shkak të asaj që kanë bërë duart tuaja, por, megjithatë, Ai fal shumë. info
التفاسير:

external-link copy
31 : 42

وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ

Ju nuk mund t'i ikni (ِAllahut) në Tokë dhe, pos Allahut, nuk keni mbrojtës e as ndihmës. info
التفاسير: