د قرآن کریم د معناګانو ژباړه - البانیایي ژباړه - د رواد الترجمة د مرکز لخوا- کار پرې روان دی

د مخ نمبر:close

external-link copy
6 : 2

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡهِمۡ ءَأَنذَرۡتَهُمۡ أَمۡ لَمۡ تُنذِرۡهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Sa për ata që mohojnë, është krejt njësoj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata prapëseprapë nuk besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 2

خَتَمَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ وَعَلَىٰ سَمۡعِهِمۡۖ وَعَلَىٰٓ أَبۡصَٰرِهِمۡ غِشَٰوَةٞۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ

Allahu ua ka vulosur zemrat dhe veshët, kurse në sytë e tyre ka perde. Ata i pret një dënim i madh. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 2

وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ ءَامَنَّا بِٱللَّهِ وَبِٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَمَا هُم بِمُؤۡمِنِينَ

Ndër njerëz ka të atillë që thonë: "Ne kemi besuar Allahun dhe Ditën e Fundit", porse në të vërtetë ata nuk janë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 2

يُخَٰدِعُونَ ٱللَّهَ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَمَا يَخۡدَعُونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمۡ وَمَا يَشۡعُرُونَ

Ata përpiqen të mashtrojnë Allahun dhe besimtarët, por në të vërtetë ata mashtrojnë vetëm vetveten, ndonëse nuk e hetojnë. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 2

فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ فَزَادَهُمُ ٱللَّهُ مَرَضٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡذِبُونَ

Në zemrat e tyre ka sëmundje (mëdyshje) e Allahu ua shton edhe më tej sëmundjen. Ata i pret një dënim i dhembshëm për shkak se gënjejnë. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 2

وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَا تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ قَالُوٓاْ إِنَّمَا نَحۡنُ مُصۡلِحُونَ

Kur atyre u thuhet: "Mos bëni çrregullime në tokë!", thonë: "Ne bëjmë vetëm përmirësime". info
التفاسير:

external-link copy
12 : 2

أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلۡمُفۡسِدُونَ وَلَٰكِن لَّا يَشۡعُرُونَ

Vini re! Pikërisht ata janë shkaktarët e çrregullimeve, megjithëse nuk e ndiejnë. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 2

وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ ءَامِنُواْ كَمَآ ءَامَنَ ٱلنَّاسُ قَالُوٓاْ أَنُؤۡمِنُ كَمَآ ءَامَنَ ٱلسُّفَهَآءُۗ أَلَآ إِنَّهُمۡ هُمُ ٱلسُّفَهَآءُ وَلَٰكِن لَّا يَعۡلَمُونَ

E, kur atyre u thuhet: "Besoni edhe ju siç besuan njerëzit e tjerë", ata thonë: "Vallë, të besojmë sikurse mendjelehtët?" Vini re! Mu ata janë mendjelehtët, por nuk e dinë. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 2

وَإِذَا لَقُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قَالُوٓاْ ءَامَنَّا وَإِذَا خَلَوۡاْ إِلَىٰ شَيَٰطِينِهِمۡ قَالُوٓاْ إِنَّا مَعَكُمۡ إِنَّمَا نَحۡنُ مُسۡتَهۡزِءُونَ

Kur takohen me besimtarët, thonë: "Ne besojmë", por, kur mbesin vetëm me djajtë (krerët) e tyre, thonë: "Ne përnjëmend jemi me ju, ne thjesht po talleshim". info
التفاسير:

external-link copy
15 : 2

ٱللَّهُ يَسۡتَهۡزِئُ بِهِمۡ وَيَمُدُّهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ

Allahu është Ai që tallet me ta dhe i lë të bredhin verbërisht në humbjen e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
16 : 2

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلضَّلَٰلَةَ بِٱلۡهُدَىٰ فَمَا رَبِحَت تِّجَٰرَتُهُمۡ وَمَا كَانُواْ مُهۡتَدِينَ

Ata këmbyen udhëzimin me humbjen, rrjedhimisht tregtia e tyre nuk u solli kurrfarë dobie e as që ishin të udhëzuar në rrugën e drejtë. info
التفاسير: