ߞߎ߬ߙߣߊ߬ ߞߟߊߒߞߋ ߞߘߐ ߟߎ߬ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߊߟߑߓߊߣߌߞߊ߲ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߘߟߊߡߌߘߊ "ߙߎ߬ߥߊ߯ߘߎ߫" ߢߍߡߌߘߊ ߓߟߏ߫ - ߊ߬ ߓߊ߯ߙߊ ߦߋ߫ ߛߋ߲߬ߠߊ߫

ߞߐߜߍ ߝߙߍߕߍ:close

external-link copy
9 : 6

وَلَوۡ جَعَلۡنَٰهُ مَلَكٗا لَّجَعَلۡنَٰهُ رَجُلٗا وَلَلَبَسۡنَا عَلَيۡهِم مَّا يَلۡبِسُونَ

Edhe sikur ta bënim (të dërguarin) melek, do ta bënim burrë dhe do t'ua shkaktonim të njëjtat mëdyshje që u janë shkaktuar. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 6

وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Në të vërtetë, edhe të dërguar para teje u përqeshën, por ata që përqeshnin i përfshiu dënimi i asaj me të cilën talleshin. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 6

قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ ٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ

Thuaju: "Udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i përgënjeshtruesve." info
التفاسير:

external-link copy
12 : 6

قُل لِّمَن مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُل لِّلَّهِۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Thuaj: "Kujt i takon gjithçka që është në qiej e në Tokë?" Thuaj: "Allahut!" Ai ia ka caktuar Vetes mëshirën. Ai, me siguri, do t'ju tubojë në Ditën e Kiametit, për të cilën nuk ka dyshim. Ata që kanë humbur vetveten nuk do të besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 6

۞ وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِي ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Atij i përket gjithçka që pushon natën e ditën dhe Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 6

قُلۡ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيّٗا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَهُوَ يُطۡعِمُ وَلَا يُطۡعَمُۗ قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَسۡلَمَۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ

Thuaj: "Si të marr mbrojtës tjetër përveç Allahut, Krijuesit të qiejve e të Tokës, i Cili ushqen dhe nuk ushqehet?!" Thuaj: "Unë jam urdhëruar të jem i pari që nënshtrohet (ndaj Allahut) dhe të mos jem kurrsesi prej idhujtarëve." info
التفاسير:

external-link copy
15 : 6

قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ

Thuaj: "Unë i druhem dënimit të një Dite të Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim." info
التفاسير:

external-link copy
16 : 6

مَّن يُصۡرَفۡ عَنۡهُ يَوۡمَئِذٖ فَقَدۡ رَحِمَهُۥۚ وَذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡمُبِينُ

Atë që i shpëton atij (dënimi) në atë Ditë, vërtet e ka mëshiruar Allahu. Kjo është fitorja e vërtetë. info
التفاسير:

external-link copy
17 : 6

وَإِن يَمۡسَسۡكَ ٱللَّهُ بِضُرّٖ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَۖ وَإِن يَمۡسَسۡكَ بِخَيۡرٖ فَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ

Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë nuk do të mund të ta largojë atë askush përveç Tij, e, nëse të dhuron ndonjë mirësi, atëherë Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
18 : 6

وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ

Ai është Sunduesi i Gjithëfuqishëm sipër robërve të Tij dhe Ai është i Urti e i Gjithëdituri. info
التفاسير: