ߞߎ߬ߙߣߊ߬ ߞߟߊߒߞߋ ߞߘߐ ߟߎ߬ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߊߟߑߓߊߣߌߞߊ߲ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߘߟߊߡߌߘߊ "ߙߎ߬ߥߊ߯ߘߎ߫" ߢߍߡߌߘߊ ߓߟߏ߫ - ߊ߬ ߓߊ߯ߙߊ ߦߋ߫ ߛߋ߲߬ߠߊ߫

ߞߐߜߍ ߝߙߍߕߍ:close

external-link copy
8 : 34

أَفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَم بِهِۦ جِنَّةُۢۗ بَلِ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ فِي ٱلۡعَذَابِ وَٱلضَّلَٰلِ ٱلۡبَعِيدِ

A është duke trilluar gënjeshtra për Allahun apo është i çmendur?" Jo, por ata që nuk besojnë në botën tjetër kanë për t'u dënuar fort dhe janë në një humbje të madhe. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 34

أَفَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَىٰ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِن نَّشَأۡ نَخۡسِفۡ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضَ أَوۡ نُسۡقِطۡ عَلَيۡهِمۡ كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗ لِّكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ

A nuk e shohin ata Tokën që kanë përpara dhe qiellin që e kanë mbrapa?! Sikur të donim Ne, do të bënim që t'i gëlltiste toka ose do të hidhnim mbi ta copa nga qielli. Vërtet, në këtë ka shenjë për çdo rob që kthehet i penduar tek Allahu. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 34

۞ وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا دَاوُۥدَ مِنَّا فَضۡلٗاۖ يَٰجِبَالُ أَوِّبِي مَعَهُۥ وَٱلطَّيۡرَۖ وَأَلَنَّا لَهُ ٱلۡحَدِيدَ

Me të vërtetë, Ne i dhuruam Davudit mirësi nga ana Jonë (dhe thamë): "O male, thurni lavde (për Allahun) bashkë me të, e edhe ju, o zogj!" Gjithashtu, Ne ia zbutëm hekurin. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 34

أَنِ ٱعۡمَلۡ سَٰبِغَٰتٖ وَقَدِّرۡ فِي ٱلسَّرۡدِۖ وَٱعۡمَلُواْ صَٰلِحًاۖ إِنِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ

(Ne i thamë:) "Puno parzmore të gjera e thuri me saktësi! Dhe bëni vepra të mira, se, me të vërtetë, Unë shoh mirë gjithçka që bëni!" info
التفاسير:

external-link copy
12 : 34

وَلِسُلَيۡمَٰنَ ٱلرِّيحَ غُدُوُّهَا شَهۡرٞ وَرَوَاحُهَا شَهۡرٞۖ وَأَسَلۡنَا لَهُۥ عَيۡنَ ٱلۡقِطۡرِۖ وَمِنَ ٱلۡجِنِّ مَن يَعۡمَلُ بَيۡنَ يَدَيۡهِ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَمَن يَزِغۡ مِنۡهُمۡ عَنۡ أَمۡرِنَا نُذِقۡهُ مِنۡ عَذَابِ ٱلسَّعِيرِ

Kurse Sulejmanit ia nënshtruam erën: shtegtimi i paraditës ishte sa (udhëtimi) një muaj, e edhe shtegtimi i pasditës. Ne i dhamë atij edhe një burim bakri të shkrirë dhe i nënshtruam disa xhinë që punonin për të me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që shmanget nga urdhri Ynë bëjmë që ta shijojë dënimin e Zjarrit flakërues. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 34

يَعۡمَلُونَ لَهُۥ مَا يَشَآءُ مِن مَّحَٰرِيبَ وَتَمَٰثِيلَ وَجِفَانٖ كَٱلۡجَوَابِ وَقُدُورٖ رَّاسِيَٰتٍۚ ٱعۡمَلُوٓاْ ءَالَ دَاوُۥدَ شُكۡرٗاۚ وَقَلِيلٞ مِّنۡ عِبَادِيَ ٱلشَّكُورُ

Ata punonin për të çfarë dëshironte ai: faltore, shtatore, legenë të mëdhenj dhe kazanë të palëvizshëm. "Bëni falënderim, oj familja e Davudit!" Por, pak nga robërit e Mi janë falënderues. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 34

فَلَمَّا قَضَيۡنَا عَلَيۡهِ ٱلۡمَوۡتَ مَا دَلَّهُمۡ عَلَىٰ مَوۡتِهِۦٓ إِلَّا دَآبَّةُ ٱلۡأَرۡضِ تَأۡكُلُ مِنسَأَتَهُۥۖ فَلَمَّا خَرَّ تَبَيَّنَتِ ٱلۡجِنُّ أَن لَّوۡ كَانُواْ يَعۡلَمُونَ ٱلۡغَيۡبَ مَا لَبِثُواْ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلۡمُهِينِ

Kur Ne ia caktuam atij (Sulejmanit) vdekjen, askush nuk bëri të kuptonin vdekjen e tij, përveç krimbit që po brente shkopin e tij. Kur ai u rrëzua, u bë e qartë se, po ta dinin xhinët të fshehtën, nuk do të mbeteshin në dënimin poshtërues. info
التفاسير: