ߞߎ߬ߙߣߊ߬ ߞߟߊߒߞߋ ߞߘߐ ߟߎ߬ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߊߟߑߓߊߣߌߞߊ߲ ߘߟߊߡߌߘߊ - ߘߟߊߡߌߘߊ "ߙߎ߬ߥߊ߯ߘߎ߫" ߢߍߡߌߘߊ ߓߟߏ߫ - ߊ߬ ߓߊ߯ߙߊ ߦߋ߫ ߛߋ߲߬ߠߊ߫

ߞߐߜߍ ߝߙߍߕߍ:close

external-link copy
34 : 14

وَءَاتَىٰكُم مِّن كُلِّ مَا سَأَلۡتُمُوهُۚ وَإِن تَعُدُّواْ نِعۡمَتَ ٱللَّهِ لَا تُحۡصُوهَآۗ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَظَلُومٞ كَفَّارٞ

Ai ju dha gjithçka që kërkuat. Edhe nëse do të përpiqeshit t'i numëronit dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t'i numëronit. Njëmend njeriu është shumë i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës. info
التفاسير:

external-link copy
35 : 14

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا ٱلۡبَلَدَ ءَامِنٗا وَٱجۡنُبۡنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعۡبُدَ ٱلۡأَصۡنَامَ

Kujto kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më largo mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve! info
التفاسير:

external-link copy
36 : 14

رَبِّ إِنَّهُنَّ أَضۡلَلۡنَ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِۖ فَمَن تَبِعَنِي فَإِنَّهُۥ مِنِّيۖ وَمَنۡ عَصَانِي فَإِنَّكَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

Zoti im, ata çuan në humbje shumë njerëz! Kushdo që më ndjek mua, ai është prej meje, ndërsa për atë që më kundërshton, Ti je vërtet Falës i Madh e Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
37 : 14

رَّبَّنَآ إِنِّيٓ أَسۡكَنتُ مِن ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيۡرِ ذِي زَرۡعٍ عِندَ بَيۡتِكَ ٱلۡمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ فَٱجۡعَلۡ أَفۡـِٔدَةٗ مِّنَ ٱلنَّاسِ تَهۡوِيٓ إِلَيۡهِمۡ وَٱرۡزُقۡهُم مِّنَ ٱلثَّمَرَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡكُرُونَ

Zoti ynë, unë kam vendosur një pjesë të pasardhësve të mi në një luginë pa bimësi pranë Shtëpisë Sate të shenjtë, që të falin namazin, o Zoti ynë! Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të anojnë nga ata dhe furnizoji me fruta, që të jenë mirënjohës! info
التفاسير:

external-link copy
38 : 14

رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعۡلَمُ مَا نُخۡفِي وَمَا نُعۡلِنُۗ وَمَا يَخۡفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَيۡءٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا فِي ٱلسَّمَآءِ

Zoti ynë, Ti e di çfarë fshehim dhe çfarë shfaqim hapatazi. Allahut nuk mund t'i fshihet asgjë, as në Tokë e as në qiell. info
التفاسير:

external-link copy
39 : 14

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي وَهَبَ لِي عَلَى ٱلۡكِبَرِ إِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَۚ إِنَّ رَبِّي لَسَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ

Lavdërimi i takon Allahut, i Cili në pleqëri më dha Ismailin dhe Is'hakun. Vërtet, Zoti im është Dëgjuesi i lutjeve. info
التفاسير:

external-link copy
40 : 14

رَبِّ ٱجۡعَلۡنِي مُقِيمَ ٱلصَّلَوٰةِ وَمِن ذُرِّيَّتِيۚ رَبَّنَا وَتَقَبَّلۡ دُعَآءِ

O Zoti im! Më bëj mua dhe pasardhësit e mi prej atyre që e falin namazin. Zoti ynë! Ma prano lutjen! info
التفاسير:

external-link copy
41 : 14

رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لِي وَلِوَٰلِدَيَّ وَلِلۡمُؤۡمِنِينَ يَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡحِسَابُ

Zoti ynë! Më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën që do të jepet llogaria!" info
التفاسير:

external-link copy
42 : 14

وَلَا تَحۡسَبَنَّ ٱللَّهَ غَٰفِلًا عَمَّا يَعۡمَلُ ٱلظَّٰلِمُونَۚ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمۡ لِيَوۡمٖ تَشۡخَصُ فِيهِ ٱلۡأَبۡصَٰرُ

Kurrsesi mos mendo se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë zullumqarët. Ai thjesht po i lë ata deri në një Ditë kur sytë e tyre do të shtangen, info
التفاسير: