पवित्र कुरअानको अर्थको अनुवाद - अल्बेनियन अनुवाद : रव्वाद अनुवाद केन्द्रद्वारा अनुवाद कार्य भइरहेको छ ।

رقم الصفحة:close

external-link copy
187 : 2

أُحِلَّ لَكُمۡ لَيۡلَةَ ٱلصِّيَامِ ٱلرَّفَثُ إِلَىٰ نِسَآئِكُمۡۚ هُنَّ لِبَاسٞ لَّكُمۡ وَأَنتُمۡ لِبَاسٞ لَّهُنَّۗ عَلِمَ ٱللَّهُ أَنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَخۡتَانُونَ أَنفُسَكُمۡ فَتَابَ عَلَيۡكُمۡ وَعَفَا عَنكُمۡۖ فَٱلۡـَٰٔنَ بَٰشِرُوهُنَّ وَٱبۡتَغُواْ مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَكُمۡۚ وَكُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَكُمُ ٱلۡخَيۡطُ ٱلۡأَبۡيَضُ مِنَ ٱلۡخَيۡطِ ٱلۡأَسۡوَدِ مِنَ ٱلۡفَجۡرِۖ ثُمَّ أَتِمُّواْ ٱلصِّيَامَ إِلَى ٱلَّيۡلِۚ وَلَا تُبَٰشِرُوهُنَّ وَأَنتُمۡ عَٰكِفُونَ فِي ٱلۡمَسَٰجِدِۗ تِلۡكَ حُدُودُ ٱللَّهِ فَلَا تَقۡرَبُوهَاۗ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ ءَايَٰتِهِۦ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ

Tashmë ju është lejuar që, gjatë netëve të agjërimit, të keni marrëdhënie intime me bashkëshortet tuaja. Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për to. Allahu e ka ditur se ju po e mashtronit vetveten, andaj jua pranoi pendimin dhe jua fali gabimin. Tash e tutje bëni marrëdhënie me to dhe kërkoni atë që jua ka caktuar Allahu. Hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin deri në mbrëmje. Por, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie intime) gjatë kohës së itikafit (kur mbylleni për adhurim) në xhami. Këta janë kufijtë e Allahut, ndaj mos iu afroni. Kështu pra Allahu ua sqaron njerëzve ajetet (shpalljet dhe normat) e Tij, në mënyrë që të ruhen. info
التفاسير:

external-link copy
188 : 2

وَلَا تَأۡكُلُوٓاْ أَمۡوَٰلَكُم بَيۡنَكُم بِٱلۡبَٰطِلِ وَتُدۡلُواْ بِهَآ إِلَى ٱلۡحُكَّامِ لِتَأۡكُلُواْ فَرِيقٗا مِّنۡ أَمۡوَٰلِ ٱلنَّاسِ بِٱلۡإِثۡمِ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ

Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit padrejtësisht e as mos u paraqitni me të te gjykatësit për të përvetësuar një pjesë të pasurisë së njerëzve në mënyrë të ndaluar, përderisa e dini (se po bëni mëkat). info
التفاسير:

external-link copy
189 : 2

۞ يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡأَهِلَّةِۖ قُلۡ هِيَ مَوَٰقِيتُ لِلنَّاسِ وَٱلۡحَجِّۗ وَلَيۡسَ ٱلۡبِرُّ بِأَن تَأۡتُواْ ٱلۡبُيُوتَ مِن ظُهُورِهَا وَلَٰكِنَّ ٱلۡبِرَّ مَنِ ٱتَّقَىٰۗ وَأۡتُواْ ٱلۡبُيُوتَ مِنۡ أَبۡوَٰبِهَاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ

Të pyesin (o Muhamed) për fazat e hënës, thuaju: "Ato janë për njerëzit shenja për përcaktimin e kohës dhe haxhillëkut." Nuk është mirësi të hyni në shtëpi nga mbrapa, por mirësi është të keni frikë Allahun. Andaj, hyni në shtëpi nga dyert e veta dhe kijeni frikë Allahun, që të shpëtoni. info
التفاسير:

external-link copy
190 : 2

وَقَٰتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ يُقَٰتِلُونَكُمۡ وَلَا تَعۡتَدُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُعۡتَدِينَ

Luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju luftojnë, por mos i kaloni kufijtë, sepse me të vërtetë Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. info
التفاسير: