വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
9 : 8

إِذۡ تَسۡتَغِيثُونَ رَبَّكُمۡ فَٱسۡتَجَابَ لَكُمۡ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلۡفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُرۡدِفِينَ

Kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj (në Bedër) e Ai ju përgjigj: "Unë do t'ju mbështes me një mijë melekë që vijnë njëri pas tjetrit." info
التفاسير:

external-link copy
10 : 8

وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشۡرَىٰ وَلِتَطۡمَئِنَّ بِهِۦ قُلُوبُكُمۡۚ وَمَا ٱلنَّصۡرُ إِلَّا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ

Allahu e bëri këtë vetëm si lajm të gëzuar dhe për t'i qetësuar zemrat tuaja. Fitorja vjen vetëm nga Allahu. Vërtet, Allahu është i Gjithëfuqishëm dhe i Urtë. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 8

إِذۡ يُغَشِّيكُمُ ٱلنُّعَاسَ أَمَنَةٗ مِّنۡهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ لِّيُطَهِّرَكُم بِهِۦ وَيُذۡهِبَ عَنكُمۡ رِجۡزَ ٱلشَّيۡطَٰنِ وَلِيَرۡبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمۡ وَيُثَبِّتَ بِهِ ٱلۡأَقۡدَامَ

Kujtoni kur Ai bëri që të bini në dremitje si siguri prej Tij dhe dërgoi shi nga qielli për t'ju pastruar, për t'jua hequr ndyrësinë e shejtanit, për t'jua forcuar zemrat dhe për t'jua bërë të qëndrueshme këmbët. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 8

إِذۡ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ أَنِّي مَعَكُمۡ فَثَبِّتُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ سَأُلۡقِي فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلرُّعۡبَ فَٱضۡرِبُواْ فَوۡقَ ٱلۡأَعۡنَاقِ وَٱضۡرِبُواْ مِنۡهُمۡ كُلَّ بَنَانٖ

Kur Zoti yt i frymëzoi melekët: "Unë jam me ju, andaj forconi ata që besojnë. Unë do të shtie tmerrin në zemrat e jobesimtarëve, prandaj goditini në qafa dhe goditini në të gjithë gishtërinjtë." info
التفاسير:

external-link copy
13 : 8

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَمَن يُشَاقِقِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Kjo, se ata e kundërshtuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E kushdo që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, le ta dijë se Allahu është i rreptë në ndëshkim. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 8

ذَٰلِكُمۡ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ

Kjo është për ju, prandaj shijojeni atë, e për jobesimtarët do të ketë dënim me Zjarr. info
التفاسير:

external-link copy
15 : 8

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ زَحۡفٗا فَلَا تُوَلُّوهُمُ ٱلۡأَدۡبَارَ

O besimtarë, kur të ndesheni me jobesimtarët në betejë, mos ua ktheni shpinën. info
التفاسير:

external-link copy
16 : 8

وَمَن يُوَلِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ دُبُرَهُۥٓ إِلَّا مُتَحَرِّفٗا لِّقِتَالٍ أَوۡ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٖ فَقَدۡ بَآءَ بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ

Kushdo që ua kthen shpinën atyre atë ditë, – përveçse si taktikë e luftës a për t’iu bashkuar një grupi tjetër, – ai do të marrë zemërimin e Allahut dhe vendbanimi i tij do të jetë Xhehenemi. Eh, sa përfundim i keq që është ai! info
التفاسير: