വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
25 : 57

لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا رُسُلَنَا بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَأَنزَلۡنَا مَعَهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡمِيزَانَ لِيَقُومَ ٱلنَّاسُ بِٱلۡقِسۡطِۖ وَأَنزَلۡنَا ٱلۡحَدِيدَ فِيهِ بَأۡسٞ شَدِيدٞ وَمَنَٰفِعُ لِلنَّاسِ وَلِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥ وَرُسُلَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيٌّ عَزِيزٞ

Ne i kemi dërguar të dërguarit tanë me prova të qarta dhe u kemi zbritur atyre Librin dhe peshoren, që njerëzit të qëndrojnë drejt me drejtësi. Ne zbritëm hekurin, në të cilin ka forcë të madhe dhe përfitime për njerëzit, që Allahu të zbulojë se kush e ndihmon Atë dhe të dërguarit e Tij pa e parë. Me të vërtetë, Allahu është i Fortë, i Plotfuqishëm. info
التفاسير:

external-link copy
26 : 57

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحٗا وَإِبۡرَٰهِيمَ وَجَعَلۡنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا ٱلنُّبُوَّةَ وَٱلۡكِتَٰبَۖ فَمِنۡهُم مُّهۡتَدٖۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ

Ne e kemi dërguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe vendosëm në pasardhësit e tyre profetësinë dhe Librin. Disa prej tyre janë të udhëzuar, por shumë prej tyre janë të pabindur. info
التفاسير:

external-link copy
27 : 57

ثُمَّ قَفَّيۡنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِرُسُلِنَا وَقَفَّيۡنَا بِعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡإِنجِيلَۖ وَجَعَلۡنَا فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ رَأۡفَةٗ وَرَحۡمَةٗۚ وَرَهۡبَانِيَّةً ٱبۡتَدَعُوهَا مَا كَتَبۡنَٰهَا عَلَيۡهِمۡ إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ رِضۡوَٰنِ ٱللَّهِ فَمَا رَعَوۡهَا حَقَّ رِعَايَتِهَاۖ فَـَٔاتَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۡهُمۡ أَجۡرَهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ

Pastaj i dërguam të tjerë pas tyre dhe e dërguam Isain, birin e Merjemes, dhe i dhamë Ungjillin. Ne vendosëm në zemrat e atyre që e pasuan atë dhembshuri dhe mëshirë. Por murgërinë ata e shpikën vetë, nuk u urdhëruan për të, veçse për të kërkuar kënaqësinë e Allahut. Por ata nuk e ruajtën siç duhej. Ne atyre që besuan prej tyre u dhamë shpërblimin e tyre, por shumë prej tyre janë të pabindur. info
التفاسير:

external-link copy
28 : 57

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَءَامِنُواْ بِرَسُولِهِۦ يُؤۡتِكُمۡ كِفۡلَيۡنِ مِن رَّحۡمَتِهِۦ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ نُورٗا تَمۡشُونَ بِهِۦ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ

O ju që besoni! Kini frikë Allahun dhe besoni në të dërguarin e Tij. Ai do t’ju japë dyfishin e mëshirës së Tij, do t’ju japë një dritë me të cilën do të ecni, dhe do t’ju falë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
29 : 57

لِّئَلَّا يَعۡلَمَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَلَّا يَقۡدِرُونَ عَلَىٰ شَيۡءٖ مِّن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡفَضۡلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ

Që njerëzit e Librit të dinë se ata nuk mund të kontrollojnë asgjë nga mirësia e Allahut, sepse mirësia është në dorën e Allahut; Ai e jep atë kujt të dojë. Allahu është Zotëruesi i mirësisë së madhe. info
التفاسير: