വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
12 : 49

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمٞۖ وَلَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتٗا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابٞ رَّحِيمٞ

O ju që besoni! Largojuni shumë paragjykimeve, sepse disa paragjykime janë mëkat. Mos gjurmoni dhe mos përgojoni njëri-tjetrin! A do të donte ndokush prej jush të hante mishin e vëllait të tij të vdekur? Gjithsesi se këtë do ta urrenit! Kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu është Pranues i pendimit e Mëshirëplotë. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 49

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن ذَكَرٖ وَأُنثَىٰ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ شُعُوبٗا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓاْۚ إِنَّ أَكۡرَمَكُمۡ عِندَ ٱللَّهِ أَتۡقَىٰكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٞ

O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju bëmë në kombe e fise, që të njiheni mes vete. Pa dyshim, më fisniku prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm, Njohës i çdo fshehtësie. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 49

۞ قَالَتِ ٱلۡأَعۡرَابُ ءَامَنَّاۖ قُل لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ وَلَٰكِن قُولُوٓاْ أَسۡلَمۡنَا وَلَمَّا يَدۡخُلِ ٱلۡإِيمَٰنُ فِي قُلُوبِكُمۡۖ وَإِن تُطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَا يَلِتۡكُم مِّنۡ أَعۡمَٰلِكُمۡ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ

Beduinët thanë: "Besuam." Thuaju: "Ju nuk keni besuar, por thoni: "U nënshtruam", sepse besimi nuk ka hyrë ende në zemrat tuaja. Por, nëse i bindeni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nuk do t'ju pakësohet asgjë prej (shpërblimit të) veprave tuaja. Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë." info
التفاسير:

external-link copy
15 : 49

إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمۡ يَرۡتَابُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ

Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që besojnë Allahun e të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk dyshojnë, por luftojnë me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut. Pikërisht këta janë besnikët. info
التفاسير:

external-link copy
16 : 49

قُلۡ أَتُعَلِّمُونَ ٱللَّهَ بِدِينِكُمۡ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ

Thuaju: "Vallë, Allahut po i tregoni për fenë tuaj, ndërkohë që Allahu di gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë?! Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë." info
التفاسير:

external-link copy
17 : 49

يَمُنُّونَ عَلَيۡكَ أَنۡ أَسۡلَمُواْۖ قُل لَّا تَمُنُّواْ عَلَيَّ إِسۡلَٰمَكُمۖ بَلِ ٱللَّهُ يَمُنُّ عَلَيۡكُمۡ أَنۡ هَدَىٰكُمۡ لِلۡإِيمَٰنِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Ata e llogarisin se të kanë bërë nder që kanë pranuar Islamin. Thuaju: "Mos e llogaritni që më keni bërë nder duke pranuar Islamin! Përkundrazi, Allahu ju ka bërë nder juve që ju ka udhëzuar në besim, nëse jeni të çiltër." info
التفاسير:

external-link copy
18 : 49

إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ غَيۡبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ

Pa dyshim, Allahu i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës. Allahu sheh mirë gjithçka që bëni. info
التفاسير: