വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
6 : 46

وَإِذَا حُشِرَ ٱلنَّاسُ كَانُواْ لَهُمۡ أَعۡدَآءٗ وَكَانُواْ بِعِبَادَتِهِمۡ كَٰفِرِينَ

Kur njerëzit të ringjallen, ata (idhujt) do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 46

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ هَٰذَا سِحۡرٞ مُّبِينٌ

Kur u lexohen ajetet Tona të qarta, ata që mohojnë thonë për të vërtetën, kur u vjen: "Ky (Kurani) është vetëm një magji e kulluar." info
التفاسير:

external-link copy
8 : 46

أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰهُۖ قُلۡ إِنِ ٱفۡتَرَيۡتُهُۥ فَلَا تَمۡلِكُونَ لِي مِنَ ٱللَّهِ شَيۡـًٔاۖ هُوَ أَعۡلَمُ بِمَا تُفِيضُونَ فِيهِۚ كَفَىٰ بِهِۦ شَهِيدَۢا بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۖ وَهُوَ ٱلۡغَفُورُ ٱلرَّحِيمُ

Apo, mos thonë vallë: "Ai e trilloi atë!"? Thuaju: "Nëse unë e kam trilluar, atëherë ju nuk mund të më mbroni nga Allahu. Ai e di mirë çfarë flisni për Të. Mjafton Ai si dëshmitar mes meje e jush dhe Ai është Falësi i Madh, Mëshirëploti." info
التفاسير:

external-link copy
9 : 46

قُلۡ مَا كُنتُ بِدۡعٗا مِّنَ ٱلرُّسُلِ وَمَآ أَدۡرِي مَا يُفۡعَلُ بِي وَلَا بِكُمۡۖ إِنۡ أَتَّبِعُ إِلَّا مَا يُوحَىٰٓ إِلَيَّ وَمَآ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٞ

Thuaj: "Unë nuk jam i pari prej të dërguarve dhe nuk e di çfarë do të ndodhë me mua ose me ju. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet dhe unë jam vetëm një paralajmërues i qartë." info
التفاسير:

external-link copy
10 : 46

قُلۡ أَرَءَيۡتُمۡ إِن كَانَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِ وَكَفَرۡتُم بِهِۦ وَشَهِدَ شَاهِدٞ مِّنۢ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَلَىٰ مِثۡلِهِۦ فَـَٔامَنَ وَٱسۡتَكۡبَرۡتُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Thuaj: "Më thoni, çka nëse ai (Kurani) është prej Allahut e ju e mohoni atë, ndërsa një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, ndërkohë që ju u treguat mendjemëdhenj?!" Me të vërtetë, Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë." info
التفاسير:

external-link copy
11 : 46

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَوۡ كَانَ خَيۡرٗا مَّا سَبَقُونَآ إِلَيۡهِۚ وَإِذۡ لَمۡ يَهۡتَدُواْ بِهِۦ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَآ إِفۡكٞ قَدِيمٞ

Jobesimtarët thonë për ata që besojnë: "Po të ishte diçka e mirë, ata nuk do të na kishin paraprirë në të." Meqë nuk u udhëzuan prej tij, ata thonë: "Ky është një trillim i vjetër." info
التفاسير:

external-link copy
12 : 46

وَمِن قَبۡلِهِۦ كِتَٰبُ مُوسَىٰٓ إِمَامٗا وَرَحۡمَةٗۚ وَهَٰذَا كِتَٰبٞ مُّصَدِّقٞ لِّسَانًا عَرَبِيّٗا لِّيُنذِرَ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُحۡسِنِينَ

Para tij ishte Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë. Ky (Kurani) është një Libër që e vërteton atë, (i shpallur) në gjuhën arabe, për të paralajmëruar ata që bëjnë padrejtësi dhe si lajm të mirë për punëmbarët. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 46

إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ فَلَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Me të vërtetë, ata që thonë: "Zoti ynë është Allahu" e pastaj qëndrojnë të palëkundur në rrugën e drejtë, nuk do të kenë frikë e as do të pikëllohen. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 46

أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ خَٰلِدِينَ فِيهَا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ

Ata janë banorët e Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që bënin. info
التفاسير: