വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

El Xhathije

external-link copy
1 : 45

حمٓ

Ha, mim. info
التفاسير:

external-link copy
2 : 45

تَنزِيلُ ٱلۡكِتَٰبِ مِنَ ٱللَّهِ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡحَكِيمِ

Ky Libër është shpallur nga Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urti. info
التفاسير:

external-link copy
3 : 45

إِنَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ لَأٓيَٰتٖ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ

Vërtet, në qiej dhe në Tokë ka shenja për besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
4 : 45

وَفِي خَلۡقِكُمۡ وَمَا يَبُثُّ مِن دَآبَّةٍ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ

Edhe në krijimin tuaj dhe në gjallesat që Ai ka shpërndarë ka shenja për njerëzit që binden. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 45

وَٱخۡتِلَٰفِ ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ وَمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مِن رِّزۡقٖ فَأَحۡيَا بِهِ ٱلۡأَرۡضَ بَعۡدَ مَوۡتِهَا وَتَصۡرِيفِ ٱلرِّيَٰحِ ءَايَٰتٞ لِّقَوۡمٖ يَعۡقِلُونَ

Por, edhe në ndryshimin e natës dhe ditës, në shiun që Allahu zbret nga qielli për të gjallëruar tokën pasi të jetë tharë, si dhe në lëvizjen e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë. info
التفاسير:

external-link copy
6 : 45

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱللَّهِ نَتۡلُوهَا عَلَيۡكَ بِٱلۡحَقِّۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَ ٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ يُؤۡمِنُونَ

Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t'i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, cilave fjalë pas fjalëve të Allahut e ajeteve të Tij do t'i besojnë ata?! info
التفاسير:

external-link copy
7 : 45

وَيۡلٞ لِّكُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٖ

Mjerë çdo gënjeshtar e gjynahqar i madh! info
التفاسير:

external-link copy
8 : 45

يَسۡمَعُ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِ ثُمَّ يُصِرُّ مُسۡتَكۡبِرٗا كَأَن لَّمۡ يَسۡمَعۡهَاۖ فَبَشِّرۡهُ بِعَذَابٍ أَلِيمٖ

Ai i dëgjon ajetet e Allahut që i lexohen e sërish ngul këmbë në mendjemadhësi, sikur të mos i kishte dëgjuar ato. Prandaj, njoftoje për një dënim të dhembshëm! info
التفاسير:

external-link copy
9 : 45

وَإِذَا عَلِمَ مِنۡ ءَايَٰتِنَا شَيۡـًٔا ٱتَّخَذَهَا هُزُوًاۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ

Kur mëson diçka nga ajetet Tona, tallet me to. Për këta ka një dënim poshtërues. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 45

مِّن وَرَآئِهِمۡ جَهَنَّمُۖ وَلَا يُغۡنِي عَنۡهُم مَّا كَسَبُواْ شَيۡـٔٗا وَلَا مَا ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَوۡلِيَآءَۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٌ

Para tyre është Xhehenemi dhe atyre nuk do t'u bëjë dobi aspak ajo që kanë fituar e as ata (idhujt) që kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut. Ata do të kenë një ndëshkim të madh. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 45

هَٰذَا هُدٗىۖ وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ لَهُمۡ عَذَابٞ مِّن رِّجۡزٍ أَلِيمٌ

Ky (Libër) është udhërrëfyes. Ndërkaq, ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre do të kenë një dënim të tmerrshëm e të dhembshëm. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 45

۞ ٱللَّهُ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ ٱلۡبَحۡرَ لِتَجۡرِيَ ٱلۡفُلۡكُ فِيهِ بِأَمۡرِهِۦ وَلِتَبۡتَغُواْ مِن فَضۡلِهِۦ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ

Allahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju, që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij dhe që të kërkoni mirësitë e Tij e të jeni mirënjohës. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 45

وَسَخَّرَ لَكُم مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مِّنۡهُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَتَفَكَّرُونَ

Ai ka nënshtruar për ju gjithçka që është në qiej e në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë. info
التفاسير: