വിശുദ്ധ ഖുർആൻ പരിഭാഷ - അൽബേനിയൻ പരിഭാഷ - പരിഭാഷകരുടെ കേന്ദ്രം - പണിപ്പുരയിൽ

പേജ് നമ്പർ:close

external-link copy
45 : 42

وَتَرَىٰهُمۡ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا خَٰشِعِينَ مِنَ ٱلذُّلِّ يَنظُرُونَ مِن طَرۡفٍ خَفِيّٖۗ وَقَالَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَآ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ فِي عَذَابٖ مُّقِيمٖ

Do t'i shohësh ata se si paraqiten para Zjarrit të përulur nga poshtërimi, duke shikuar fshehurazi. Besimtarët do të thonë: "Njëmend, të humburit e vërtetë janë ata që do të humbasin veten dhe familjet e tyre në Ditën e Kiametit. Pa dyshim, keqbërësit do të jenë në ndëshkim të pafund. info
التفاسير:

external-link copy
46 : 42

وَمَا كَانَ لَهُم مِّنۡ أَوۡلِيَآءَ يَنصُرُونَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن سَبِيلٍ

Ata s'do të kenë asnjë mbrojtës përveç Allahut që mund t'u ndihmojë. E, për atë që Allahu e shpie në humbje, nuk ka asnjë rrugëdalje. info
التفاسير:

external-link copy
47 : 42

ٱسۡتَجِيبُواْ لِرَبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۚ مَا لَكُم مِّن مَّلۡجَإٖ يَوۡمَئِذٖ وَمَا لَكُم مِّن نَّكِيرٖ

Përgjigjjuni Zotit tuaj para se të vijë një Ditë e caktuar nga Allahu, e cila nuk mund të zmbrapset. Atë Ditë nuk do të keni kurrfarë strehimi e as do të mund të mohoni asgjë. info
التفاسير:

external-link copy
48 : 42

فَإِنۡ أَعۡرَضُواْ فَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظًاۖ إِنۡ عَلَيۡكَ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُۗ وَإِنَّآ إِذَآ أَذَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِنَّا رَحۡمَةٗ فَرِحَ بِهَاۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَإِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ كَفُورٞ

Por, nëse ata kthejnë shpinën, Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta. Detyrë jotja është vetëm kumtimi. Kur Ne ia mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën Tonë, ai gëzohet me të e, kur e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që kanë bërë duart e tij, atëherë njeriu bëhet mosmirënjohës i madh. info
التفاسير:

external-link copy
49 : 42

لِّلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ يَهَبُ لِمَن يَشَآءُ إِنَٰثٗا وَيَهَبُ لِمَن يَشَآءُ ٱلذُّكُورَ

Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Kujt të dojë i dhuron vajza e kujt të dojë i dhuron djem. info
التفاسير:

external-link copy
50 : 42

أَوۡ يُزَوِّجُهُمۡ ذُكۡرَانٗا وَإِنَٰثٗاۖ وَيَجۡعَلُ مَن يَشَآءُ عَقِيمًاۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٞ قَدِيرٞ

Ose u fal edhe djem edhe vajza, e kë të dojë e lë pa fëmijë. Vërtet, Ai është i Gjithëditur, i Plotfuqishëm. info
التفاسير:

external-link copy
51 : 42

۞ وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ ٱللَّهُ إِلَّا وَحۡيًا أَوۡ مِن وَرَآيِٕ حِجَابٍ أَوۡ يُرۡسِلَ رَسُولٗا فَيُوحِيَ بِإِذۡنِهِۦ مَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ عَلِيٌّ حَكِيمٞ

Asnjë njeriu nuk i takon që Allahu t'i flasë, përveçse përmes shpalljes ose pas një perdeje, ose duke i çuar një të dërguar (melek) që t'i shpallë me lejen e Tij çfarë të dojë Ai. Vërtet, Ai është i Larti, i Urti. info
التفاسير: