ಪವಿತ್ರ ಕುರ್‌ಆನ್ ಅರ್ಥಾನುವಾದ - ಅಲ್ಬೇನಿಯನ್ ಅನುವಾದ - ರುವ್ವಾದ್ ಭಾಷಾಂತರ ಕೇಂದ್ರ - ಕೆಲಸ ಪ್ರಗತಿಯಲ್ಲಿದೆ

ಪುಟ ಸಂಖ್ಯೆ:close

external-link copy
99 : 20

كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ مَا قَدۡ سَبَقَۚ وَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكۡرٗا

Kështu, Ne po të tregojmë ty disa nga historitë e së kaluarës. Ndërkohë që Ne të kemi dhënë një Këshillë (Kuranin) nga ana Jonë. info
التفاسير:

external-link copy
100 : 20

مَّنۡ أَعۡرَضَ عَنۡهُ فَإِنَّهُۥ يَحۡمِلُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وِزۡرًا

Kushdo që ia kthen shpinën atij (Kuranit), në Ditën e Kiametit do të bartë një barrë të rëndë (gjynahesh), info
التفاسير:

external-link copy
101 : 20

خَٰلِدِينَ فِيهِۖ وَسَآءَ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ حِمۡلٗا

e cila do ta shoqërojë përherë. Sa barrë e tmerrshme që do të jetë ajo në Ditën e Kiametit! info
التفاسير:

external-link copy
102 : 20

يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ وَنَحۡشُرُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ زُرۡقٗا

Ditën kur do t'i fryhet Surit, Atë ditë Ne do t'i tubojmë keqbërësit të murrëtyer, info
التفاسير:

external-link copy
103 : 20

يَتَخَٰفَتُونَ بَيۡنَهُمۡ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا عَشۡرٗا

të cilët do t'i pëshpëritin njëri-tjetrit: "Ju keni qëndruar vetëm dhjetë (net)." info
التفاسير:

external-link copy
104 : 20

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذۡ يَقُولُ أَمۡثَلُهُمۡ طَرِيقَةً إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا يَوۡمٗا

Ne e dimë më së miri se çfarë do të thonë ata: më i dijshmi ndër ta do të thotë: "Ju keni qëndruar vetëm një ditë." info
التفاسير:

external-link copy
105 : 20

وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡجِبَالِ فَقُلۡ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسۡفٗا

Ata do të të pyesin për malet. Thuaju: "Zoti im do t'i bëjë hi e pluhur info
التفاسير:

external-link copy
106 : 20

فَيَذَرُهَا قَاعٗا صَفۡصَفٗا

ndërsa tokën do ta bëjë të shkretë e të sheshtë, info
التفاسير:

external-link copy
107 : 20

لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجٗا وَلَآ أَمۡتٗا

nuk do të shohësh në të asnjë lug e as kodrinë." info
التفاسير:

external-link copy
108 : 20

يَوۡمَئِذٖ يَتَّبِعُونَ ٱلدَّاعِيَ لَا عِوَجَ لَهُۥۖ وَخَشَعَتِ ٱلۡأَصۡوَاتُ لِلرَّحۡمَٰنِ فَلَا تَسۡمَعُ إِلَّا هَمۡسٗا

Atë Ditë, ata do të ndjekin thirrësin e s'do të mund të shmangen. Të gjithë zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit, kështu që nuk do të dëgjohet asgjë tjetër, përveç ndonjë murmuritjeje. info
التفاسير:

external-link copy
109 : 20

يَوۡمَئِذٖ لَّا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُۥ قَوۡلٗا

Atë Ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi, përveç ndërmjetësimit të atij që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe e pranon fjalën e tij. info
التفاسير:

external-link copy
110 : 20

يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِۦ عِلۡمٗا

Ai e di ç'do të ndodhë në të ardhmen dhe ç'ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa ata nuk mund ta përfshijnë Atë me dijen e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
111 : 20

۞ وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمٗا

Të gjitha fytyrat do të përulen para të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje dhe, pa dyshim, ka humbur ai që do të mbartë padrejtësi. info
التفاسير:

external-link copy
112 : 20

وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا يَخَافُ ظُلۡمٗا وَلَا هَضۡمٗا

Ndërsa ai që bën vepra të mira, duke qenë besimtar, nuk do t'i frikësohet padrejtësisë e as pakimit (të shpërblimit). info
التفاسير:

external-link copy
113 : 20

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا وَصَرَّفۡنَا فِيهِ مِنَ ٱلۡوَعِيدِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ أَوۡ يُحۡدِثُ لَهُمۡ ذِكۡرٗا

Kështu pra, Ne e zbritëm Kuranin në gjuhën arabe dhe i shpjeguam paralajmërimet, në mënyrë që ata të kenë frikë Allahun ose të marrin mësim. info
التفاسير: