ಪವಿತ್ರ ಕುರ್‌ಆನ್ ಅರ್ಥಾನುವಾದ - ಅಲ್ಬೇನಿಯನ್ ಅನುವಾದ - ರುವ್ವಾದ್ ಭಾಷಾಂತರ ಕೇಂದ್ರ - ಕೆಲಸ ಪ್ರಗತಿಯಲ್ಲಿದೆ

ಪುಟ ಸಂಖ್ಯೆ:close

external-link copy
89 : 11

وَيَٰقَوۡمِ لَا يَجۡرِمَنَّكُمۡ شِقَاقِيٓ أَن يُصِيبَكُم مِّثۡلُ مَآ أَصَابَ قَوۡمَ نُوحٍ أَوۡ قَوۡمَ هُودٍ أَوۡ قَوۡمَ صَٰلِحٖۚ وَمَا قَوۡمُ لُوطٖ مِّنكُم بِبَعِيدٖ

O populli im! Të mos ju shtyjë armiqësia ndaj meje që t'ju godasë ajo që goditi popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E, populli i Lutit nuk është larg jush. info
التفاسير:

external-link copy
90 : 11

وَٱسۡتَغۡفِرُواْ رَبَّكُمۡ ثُمَّ تُوبُوٓاْ إِلَيۡهِۚ إِنَّ رَبِّي رَحِيمٞ وَدُودٞ

Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai me pendim, se, vërtet, Zoti im është Mëshirëplotë e i Dashur." info
التفاسير:

external-link copy
91 : 11

قَالُواْ يَٰشُعَيۡبُ مَا نَفۡقَهُ كَثِيرٗا مِّمَّا تَقُولُ وَإِنَّا لَنَرَىٰكَ فِينَا ضَعِيفٗاۖ وَلَوۡلَا رَهۡطُكَ لَرَجَمۡنَٰكَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡنَا بِعَزِيزٖ

Ata thanë: "O Shuajb! Nuk nuk po kuptojmë shumë nga ato që thua dhe ne të shohim të dobët mes nesh. Po të mos ishte farefisi yt, do të të mbytnim me gurë, meqë ti nuk je i çmuar te ne." info
التفاسير:

external-link copy
92 : 11

قَالَ يَٰقَوۡمِ أَرَهۡطِيٓ أَعَزُّ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَٱتَّخَذۡتُمُوهُ وَرَآءَكُمۡ ظِهۡرِيًّاۖ إِنَّ رَبِّي بِمَا تَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ

Ai tha: "O populli im, a farefisi im qenka për ju më i rëndësishëm se Allahu, të Cilin e keni lënë pas shpine? Me të vërtetë, Zoti im e di mirë çfarë bëni. info
التفاسير:

external-link copy
93 : 11

وَيَٰقَوۡمِ ٱعۡمَلُواْ عَلَىٰ مَكَانَتِكُمۡ إِنِّي عَٰمِلٞۖ سَوۡفَ تَعۡلَمُونَ مَن يَأۡتِيهِ عَذَابٞ يُخۡزِيهِ وَمَنۡ هُوَ كَٰذِبٞۖ وَٱرۡتَقِبُوٓاْ إِنِّي مَعَكُمۡ رَقِيبٞ

O populli im! Vazhdoni ju të bëni atë që jeni duke bërë, e unë po e bëj timen. Së shpejti do ta merrni vesh se kë do ta zërë dënimi poshtërues e kush është gënjeshtar. Pritni, se edhe unë po pres bashkë me ju. info
التفاسير:

external-link copy
94 : 11

وَلَمَّا جَآءَ أَمۡرُنَا نَجَّيۡنَا شُعَيۡبٗا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَأَخَذَتِ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ ٱلصَّيۡحَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دِيَٰرِهِمۡ جَٰثِمِينَ

Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, i shpëtuam (nga dënimi) Shuajbin dhe ata që besuan me të, kurse ata që bënë zullum i zuri gjëmimi i tmerrshëm dhe u gdhinë përmbys të pajetë në shtëpitë e tyre, info
التفاسير:

external-link copy
95 : 11

كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَآۗ أَلَا بُعۡدٗا لِّمَدۡيَنَ كَمَا بَعِدَتۡ ثَمُودُ

sikurse të mos kishin jetuar aty ndonjëherë. Vini re! Larguar (nga mëshira e Allahut) qoftë Medjeni, ashtu siç qenë larguar themudët! info
التفاسير:

external-link copy
96 : 11

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

Ne e dërguam Musain me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë info
التفاسير:

external-link copy
97 : 11

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَٱتَّبَعُوٓاْ أَمۡرَ فِرۡعَوۡنَۖ وَمَآ أَمۡرُ فِرۡعَوۡنَ بِرَشِيدٖ

te Faraoni dhe paria e tij, por ata ndoqën urdhrin e Faraonit, ndonëse urdhri i Faraonit nuk ishte i drejtë. info
التفاسير: