ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

Es Saffat

external-link copy
1 : 37

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا

Betohem në ata (melekë) që rreshtohen në radhë, info
التفاسير:

external-link copy
2 : 37

فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا

dhe në ata që shtyjnë (retë), info
التفاسير:

external-link copy
3 : 37

فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا

si dhe në ata që lexojnë (Fjalën e Allahut), info
التفاسير:

external-link copy
4 : 37

إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ

se, vërtet, Zoti juaj është Një, info
التفاسير:

external-link copy
5 : 37

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ

Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre dhe Zoti i lindjeve! info
التفاسير:

external-link copy
6 : 37

إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ

Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët me bukurinë e yjeve, info
التفاسير:

external-link copy
7 : 37

وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ

si mbrojtje prej çdo shejtani të pabindur. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 37

لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ

Prandaj, ata s'mund të përgjojnë Parinë më të lartë (të melekëve) dhe qëllohen nga çdo anë, info
التفاسير:

external-link copy
9 : 37

دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ

duke u dëbuar - e për ta do të ketë dënim të përhershëm, - info
التفاسير:

external-link copy
10 : 37

إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ

me përjashtim të atij që rrëmben vjedhurazi ndonjë fjalë, të cilin e ndjek një shkëndijë që shpon. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 37

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ

Pra, pyeti ata: "A është më i vështirë krijimi i tyre apo gjërat e tjera që i krijuam?" Ne i krijuam ata prej baltës ngjitëse. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 37

بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ

Në të vërtetë, ti habitesh, ndërsa ata tallen info
التفاسير:

external-link copy
13 : 37

وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ

dhe, kur këshillohen, nuk marrin mësim. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 37

وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ

Madje, kur shohin ndonjë shenjë, tallen me të info
التفاسير:

external-link copy
15 : 37

وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ

dhe thonë: "Kjo s'është gjë tjetër, veçse magji e kulluar. info
التفاسير:

external-link copy
16 : 37

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?! info
التفاسير:

external-link copy
17 : 37

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ

A edhe të parët tanë të lashtë?!" info
التفاسير:

external-link copy
18 : 37

قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ

Thuaju: "Po, madje të poshtëruar." info
التفاسير:

external-link copy
19 : 37

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ

Do të jetë vetëm një zhurmë,[1] pas së cilës do të ngrihen duke shikuar info

[1] Është fjala për zhurmën që lëshon suri (briri), kur t'i fryhet për herë të dytë, që të ringjallen krijesat.

التفاسير:

external-link copy
20 : 37

وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ

e do të thonë: "Ah! Të mjerët ne! Kjo është Dita e Llogarisë!" info
التفاسير:

external-link copy
21 : 37

هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

(Atyre do t'u thuhet): "Kjo është pra Dita e Gjykimit, të cilën e përgënjeshtronit!" info
التفاسير:

external-link copy
22 : 37

۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

(E do t'u thuhet melekëve): "Tuboni të gjithë ata që bënë keq, sojin e tyre dhe ata që i adhuronin info
التفاسير:

external-link copy
23 : 37

مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ

në vend të Allahut e tregojuani rrugën e Zjarrit flakërues! info
التفاسير:

external-link copy
24 : 37

وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ

Ndalini ata, se do të merren në pyetje!" info
التفاسير:

external-link copy
25 : 37

مَا لَكُمۡ لَا تَنَاصَرُونَ

"Ç'keni që nuk ndihmoni njëri-tjetrin?" info
التفاسير:

external-link copy
26 : 37

بَلۡ هُمُ ٱلۡيَوۡمَ مُسۡتَسۡلِمُونَ

Në të vërtetë, atë Ditë ata do të dorëzohen plotësisht. info
التفاسير:

external-link copy
27 : 37

وَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

Ata do të kthehen nga njëri-tjetri, duke u grindur. info
التفاسير:

external-link copy
28 : 37

قَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ كُنتُمۡ تَأۡتُونَنَا عَنِ ٱلۡيَمِينِ

Do të thonë (pasuesit): "Ishit ju që na vinit nga e djathta (duke na mashtruar)." info
التفاسير:

external-link copy
29 : 37

قَالُواْ بَل لَّمۡ تَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ

Ata (të pasuarit) do të thonë: "Jo, por ju vetë nuk ishit besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
30 : 37

وَمَا كَانَ لَنَا عَلَيۡكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭۖ بَلۡ كُنتُمۡ قَوۡمٗا طَٰغِينَ

Ne nuk patëm kurrfarë pushteti mbi ju. Përkundrazi, ju vetë ishit njerëz që kalonit kufijtë. info
التفاسير:

external-link copy
31 : 37

فَحَقَّ عَلَيۡنَا قَوۡلُ رَبِّنَآۖ إِنَّا لَذَآئِقُونَ

Prandaj u përmbush kundër nesh fjala e Zotit Tonë, kështu që patjetër do ta shijojmë (dënimin). info
التفاسير:

external-link copy
32 : 37

فَأَغۡوَيۡنَٰكُمۡ إِنَّا كُنَّا غَٰوِينَ

Ne ju çuam në humbje, meqë vetë ishim të humbur." info
التفاسير:

external-link copy
33 : 37

فَإِنَّهُمۡ يَوۡمَئِذٖ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ

Atë Ditë, ata do të jenë në dënim të gjithë së bashku. info
التفاسير:

external-link copy
34 : 37

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَفۡعَلُ بِٱلۡمُجۡرِمِينَ

Kështu veprojmë Ne me keqbërësit, info
التفاسير:

external-link copy
35 : 37

إِنَّهُمۡ كَانُوٓاْ إِذَا قِيلَ لَهُمۡ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا ٱللَّهُ يَسۡتَكۡبِرُونَ

sepse, sa herë që u thuhej atyre: "Askush përveç Allahut nuk ka të drejtë të adhurohet", ata tregoheshin mendjemëdhenj info
التفاسير:

external-link copy
36 : 37

وَيَقُولُونَ أَئِنَّا لَتَارِكُوٓاْ ءَالِهَتِنَا لِشَاعِرٖ مَّجۡنُونِۭ

dhe thoshin: "Vallë, a t'i braktisim zotat tanë për një poet të çmendur?!" info
التفاسير:

external-link copy
37 : 37

بَلۡ جَآءَ بِٱلۡحَقِّ وَصَدَّقَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Përkundrazi, ai e solli të vërtetën dhe vërtetoi të dërguarit (e mëparshëm). info
التفاسير:

external-link copy
38 : 37

إِنَّكُمۡ لَذَآئِقُواْ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَلِيمِ

Gjithsesi, ju do ta shijoni dënimin e dhembshëm info
التفاسير:

external-link copy
39 : 37

وَمَا تُجۡزَوۡنَ إِلَّا مَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ

dhe do të ndëshkoheni vetëm për atë që keni bërë, info
التفاسير:

external-link copy
40 : 37

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

me përjashtim të robërve të përkushtuar të Allahut. info
التفاسير:

external-link copy
41 : 37

أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ رِزۡقٞ مَّعۡلُومٞ

Për ta do të ketë mirësi të njohura: info
التفاسير:

external-link copy
42 : 37

فَوَٰكِهُ وَهُم مُّكۡرَمُونَ

fruta të llojllojshme dhe do të jenë të nderuar, info
التفاسير:

external-link copy
43 : 37

فِي جَنَّٰتِ ٱلنَّعِيمِ

në Kopshtet e Lumturisë, info
التفاسير:

external-link copy
44 : 37

عَلَىٰ سُرُرٖ مُّتَقَٰبِلِينَ

në divane, përballë njëri-tjetrit. info
التفاسير:

external-link copy
45 : 37

يُطَافُ عَلَيۡهِم بِكَأۡسٖ مِّن مَّعِينِۭ

Atyre do t'u shërbehet një gotë verë e mbushur nga një burim: info
التفاسير:

external-link copy
46 : 37

بَيۡضَآءَ لَذَّةٖ لِّلشَّٰرِبِينَ

e bardhë dhe e shijshme për ata që e pinë. info
التفاسير:

external-link copy
47 : 37

لَا فِيهَا غَوۡلٞ وَلَا هُمۡ عَنۡهَا يُنزَفُونَ

Ajo nuk do t'u bëjë dëm e as do të dehen prej saj. info
التفاسير:

external-link copy
48 : 37

وَعِندَهُمۡ قَٰصِرَٰتُ ٱلطَّرۡفِ عِينٞ

Pranë tyre do të jenë vashat e dëlira e symëdha, info
التفاسير:

external-link copy
49 : 37

كَأَنَّهُنَّ بَيۡضٞ مَّكۡنُونٞ

sikur të ishin perla të ruajtura mirë. info
التفاسير:

external-link copy
50 : 37

فَأَقۡبَلَ بَعۡضُهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ يَتَسَآءَلُونَ

Pastaj ata do të kthehen nga njëri-tjetri duke biseduar. info
التفاسير:

external-link copy
51 : 37

قَالَ قَآئِلٞ مِّنۡهُمۡ إِنِّي كَانَ لِي قَرِينٞ

Dikush prej tyre do të thotë: "Unë kisha një shok, info
التفاسير:

external-link copy
52 : 37

يَقُولُ أَءِنَّكَ لَمِنَ ٱلۡمُصَدِّقِينَ

i cili më thoshte: "Njëmend je nga ata që besojnë info
التفاسير:

external-link copy
53 : 37

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَدِينُونَ

se, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të merremi në llogari?!" info
التفاسير:

external-link copy
54 : 37

قَالَ هَلۡ أَنتُم مُّطَّلِعُونَ

Ai do të thotë: "A dëshironi ta shihni?" info
التفاسير:

external-link copy
55 : 37

فَٱطَّلَعَ فَرَءَاهُ فِي سَوَآءِ ٱلۡجَحِيمِ

Atëherë, ai do të shikojë poshtë e do ta shohë atë në mes të Zjarrit flakërues. info
التفاسير:

external-link copy
56 : 37

قَالَ تَٱللَّهِ إِن كِدتَّ لَتُرۡدِينِ

Ai do të thotë: "Për Allahun, për pak sa nuk më shkatërrove edhe mua! info
التفاسير:

external-link copy
57 : 37

وَلَوۡلَا نِعۡمَةُ رَبِّي لَكُنتُ مِنَ ٱلۡمُحۡضَرِينَ

Po të mos ishte mirësia e Zotit tim, do të isha prej të dënuarve." info
التفاسير:

external-link copy
58 : 37

أَفَمَا نَحۡنُ بِمَيِّتِينَ

(Atëherë do t'u thotë bashkëbesimtarëve të vet): "Pra, ne nuk do të vdesim më, info
التفاسير:

external-link copy
59 : 37

إِلَّا مَوۡتَتَنَا ٱلۡأُولَىٰ وَمَا نَحۡنُ بِمُعَذَّبِينَ

përveç vdekjes sonë të parë, e as do të ndëshkohemi." info
التفاسير:

external-link copy
60 : 37

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Pa dyshim, kjo është fitorja e madhe! info
التفاسير:

external-link copy
61 : 37

لِمِثۡلِ هَٰذَا فَلۡيَعۡمَلِ ٱلۡعَٰمِلُونَ

Për diçka të këtillë le të përpiqen punëtorët! info
التفاسير:

external-link copy
62 : 37

أَذَٰلِكَ خَيۡرٞ نُّزُلًا أَمۡ شَجَرَةُ ٱلزَّقُّومِ

A është më e mirë kjo gjendje apo pema e zekumit? info
التفاسير:

external-link copy
63 : 37

إِنَّا جَعَلۡنَٰهَا فِتۡنَةٗ لِّلظَّٰلِمِينَ

Ne e kemi bërë atë sprovë për zullumqarët. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 37

إِنَّهَا شَجَرَةٞ تَخۡرُجُ فِيٓ أَصۡلِ ٱلۡجَحِيمِ

Ajo është një pemë që del nga fundi i Zjarrit flakërues, info
التفاسير:

external-link copy
65 : 37

طَلۡعُهَا كَأَنَّهُۥ رُءُوسُ ٱلشَّيَٰطِينِ

frutat e së cilës janë si kokat e djajve. info
التفاسير:

external-link copy
66 : 37

فَإِنَّهُمۡ لَأٓكِلُونَ مِنۡهَا فَمَالِـُٔونَ مِنۡهَا ٱلۡبُطُونَ

Ata, me siguri, do të hanë prej saj dhe do t'i mbushin barqet me të. info
التفاسير:

external-link copy
67 : 37

ثُمَّ إِنَّ لَهُمۡ عَلَيۡهَا لَشَوۡبٗا مِّنۡ حَمِيمٖ

Pastaj do t'u jepet një përzierje me ujë të vluar info
التفاسير:

external-link copy
68 : 37

ثُمَّ إِنَّ مَرۡجِعَهُمۡ لَإِلَى ٱلۡجَحِيمِ

e mandej do të kthehen në Zjarrin flakërues. info
التفاسير:

external-link copy
69 : 37

إِنَّهُمۡ أَلۡفَوۡاْ ءَابَآءَهُمۡ ضَآلِّينَ

Ata i gjetën baballarët e tyre të humbur info
التفاسير:

external-link copy
70 : 37

فَهُمۡ عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِمۡ يُهۡرَعُونَ

dhe nxituan të ndjekin gjurmët e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
71 : 37

وَلَقَدۡ ضَلَّ قَبۡلَهُمۡ أَكۡثَرُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Në të vërtetë, edhe para tyre patën humbur shumica e të mëparshmëve, info
التفاسير:

external-link copy
72 : 37

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا فِيهِم مُّنذِرِينَ

edhe pse në mesin e tyre dërguam paralajmërues. info
التفاسير:

external-link copy
73 : 37

فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُنذَرِينَ

Shih pra si ishte fundi i atyre që qenë paralajmëruar! info
التفاسير:

external-link copy
74 : 37

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Përjashtim bëjnë vetëm robërit e përkushtuar të Allahut. info
التفاسير:

external-link copy
75 : 37

وَلَقَدۡ نَادَىٰنَا نُوحٞ فَلَنِعۡمَ ٱلۡمُجِيبُونَ

Me të vërtetë, Ne na pati bërë lutje Nuhu, e sa të shkëlqyer jemi në përgjigje. info
التفاسير:

external-link copy
76 : 37

وَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij nga fatkeqësia e madhe info
التفاسير:

external-link copy
77 : 37

وَجَعَلۡنَا ذُرِّيَّتَهُۥ هُمُ ٱلۡبَاقِينَ

dhe pasardhësit e tij i bëmë të mbijetuarit e vetëm. info
التفاسير:

external-link copy
78 : 37

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Ne i lamë atij një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm. info
التفاسير:

external-link copy
79 : 37

سَلَٰمٌ عَلَىٰ نُوحٖ فِي ٱلۡعَٰلَمِينَ

"Paqja qoftë mbi Nuhun në mbarë botën!" info
التفاسير:

external-link copy
80 : 37

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët. info
التفاسير:

external-link copy
81 : 37

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ai ishte prej robërve Tanë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
82 : 37

ثُمَّ أَغۡرَقۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Pastaj i fundosëm të tjerët. info
التفاسير:

external-link copy
83 : 37

۞ وَإِنَّ مِن شِيعَتِهِۦ لَإِبۡرَٰهِيمَ

Pa dyshim, prej ndjekësve të rrugës së tij ishte Ibrahimi. info
التفاسير:

external-link copy
84 : 37

إِذۡ جَآءَ رَبَّهُۥ بِقَلۡبٖ سَلِيمٍ

Kujto kur erdhi te Zoti i tij me zemër të shëndoshë info
التفاسير:

external-link copy
85 : 37

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَاذَا تَعۡبُدُونَ

dhe i tha babait e popullit të vet: "Çfarë po adhuroni? info
التفاسير:

external-link copy
86 : 37

أَئِفۡكًا ءَالِهَةٗ دُونَ ٱللَّهِ تُرِيدُونَ

Vallë, zota të rremë dëshironi në vend të Allahut? info
التفاسير:

external-link copy
87 : 37

فَمَا ظَنُّكُم بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Atëherë, çfarë mendoni ju për Zotin e botëve?" info
التفاسير:

external-link copy
88 : 37

فَنَظَرَ نَظۡرَةٗ فِي ٱلنُّجُومِ

Më pas, ai u hodhi një shikim yjeve info
التفاسير:

external-link copy
89 : 37

فَقَالَ إِنِّي سَقِيمٞ

dhe tha: "Unë jam i sëmurë." info
التفاسير:

external-link copy
90 : 37

فَتَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ مُدۡبِرِينَ

Kështu, ata kthyen shpinën e u larguan prej tij. info
التفاسير:

external-link copy
91 : 37

فَرَاغَ إِلَىٰٓ ءَالِهَتِهِمۡ فَقَالَ أَلَا تَأۡكُلُونَ

Atëherë, ai u përvodh te zotat e tyre dhe u tha: "A nuk po hani? info
التفاسير:

external-link copy
92 : 37

مَا لَكُمۡ لَا تَنطِقُونَ

Ç'keni që nuk flisni?" info
التفاسير:

external-link copy
93 : 37

فَرَاغَ عَلَيۡهِمۡ ضَرۡبَۢا بِٱلۡيَمِينِ

Pastaj, iu kthye atyre, duke i goditur me dorën e djathtë. info
التفاسير:

external-link copy
94 : 37

فَأَقۡبَلُوٓاْ إِلَيۡهِ يَزِفُّونَ

Atëherë, njerëzit erdhën me nxitim drejt tij. info
التفاسير:

external-link copy
95 : 37

قَالَ أَتَعۡبُدُونَ مَا تَنۡحِتُونَ

Ai tha: "Si adhuroni diçka që vetë e keni gdhendur, info
التفاسير:

external-link copy
96 : 37

وَٱللَّهُ خَلَقَكُمۡ وَمَا تَعۡمَلُونَ

ndërkohë që Allahu ju krijoi ju dhe atë që punoni?!" info
التفاسير:

external-link copy
97 : 37

قَالُواْ ٱبۡنُواْ لَهُۥ بُنۡيَٰنٗا فَأَلۡقُوهُ فِي ٱلۡجَحِيمِ

Ata thanë: "Ndërtoni për të një furrë dhe hidheni në zjarrin flakërues!" info
التفاسير:

external-link copy
98 : 37

فَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَسۡفَلِينَ

Ata deshën t'i ngrinin një kurth, por Ne bëmë që ata të jenë të poshtëruarit. info
التفاسير:

external-link copy
99 : 37

وَقَالَ إِنِّي ذَاهِبٌ إِلَىٰ رَبِّي سَيَهۡدِينِ

Ai tha: "Unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë. info
التفاسير:

external-link copy
100 : 37

رَبِّ هَبۡ لِي مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Zoti im, më dhuro fëmijë të mirë!" info
التفاسير:

external-link copy
101 : 37

فَبَشَّرۡنَٰهُ بِغُلَٰمٍ حَلِيمٖ

Atëherë, Ne i dhamë lajmin e mirë për një djalë të butë (Ismailin). info
التفاسير:

external-link copy
102 : 37

فَلَمَّا بَلَغَ مَعَهُ ٱلسَّعۡيَ قَالَ يَٰبُنَيَّ إِنِّيٓ أَرَىٰ فِي ٱلۡمَنَامِ أَنِّيٓ أَذۡبَحُكَ فَٱنظُرۡ مَاذَا تَرَىٰۚ قَالَ يَٰٓأَبَتِ ٱفۡعَلۡ مَا تُؤۡمَرُۖ سَتَجِدُنِيٓ إِن شَآءَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلصَّٰبِرِينَ

E, kur ai u rrit sa të mund të punonte me të, Ibrahimi i tha: "O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Më trego çfarë po mendon?" Ai i tha: "O babushi im, vepro ashtu siç urdhërohesh! Në dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm." info
التفاسير:

external-link copy
103 : 37

فَلَمَّآ أَسۡلَمَا وَتَلَّهُۥ لِلۡجَبِينِ

Kur ata të dy u nënshtruan dhe Ibrahimi e vuri me fytyrë përtokë, info
التفاسير:

external-link copy
104 : 37

وَنَٰدَيۡنَٰهُ أَن يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ

Ne e thirrëm: "O Ibrahim! info
التفاسير:

external-link copy
105 : 37

قَدۡ صَدَّقۡتَ ٱلرُّءۡيَآۚ إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

E përmbushe ëndrrën." Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët. info
التفاسير:

external-link copy
106 : 37

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ ٱلۡبَلَٰٓؤُاْ ٱلۡمُبِينُ

Kjo ishte njëmend një sprovë e qartë. info
التفاسير:

external-link copy
107 : 37

وَفَدَيۡنَٰهُ بِذِبۡحٍ عَظِيمٖ

Ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh info
التفاسير:

external-link copy
108 : 37

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

dhe i lamë atij një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm. info
التفاسير:

external-link copy
109 : 37

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ

"Paqja qoftë mbi Ibrahimin!" info
التفاسير:

external-link copy
110 : 37

كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët. info
التفاسير:

external-link copy
111 : 37

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ai ishte prej robërve tanë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
112 : 37

وَبَشَّرۡنَٰهُ بِإِسۡحَٰقَ نَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ

Ne i dhamë lajmin e mirë për Ishakun, një profet nga të mirët. info
التفاسير:

external-link copy
113 : 37

وَبَٰرَكۡنَا عَلَيۡهِ وَعَلَىٰٓ إِسۡحَٰقَۚ وَمِن ذُرِّيَّتِهِمَا مُحۡسِنٞ وَظَالِمٞ لِّنَفۡسِهِۦ مُبِينٞ

Ne e bekuam atë dhe Ishakun, por në mesin e pasardhësve të tyre kishte punëmbarë, por edhe të atillë që dukshëm i bënë padrejtësi vetvetes me gjynahe. info
التفاسير:

external-link copy
114 : 37

وَلَقَدۡ مَنَنَّا عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Vërtet, Ne u dhuruam mirësi Musait dhe Harunit, info
التفاسير:

external-link copy
115 : 37

وَنَجَّيۡنَٰهُمَا وَقَوۡمَهُمَا مِنَ ٱلۡكَرۡبِ ٱلۡعَظِيمِ

i shpëtuam ata të dy dhe popullin e tyre nga brenga e madhe info
التفاسير:

external-link copy
116 : 37

وَنَصَرۡنَٰهُمۡ فَكَانُواْ هُمُ ٱلۡغَٰلِبِينَ

dhe i ndihmuam, kështu që dolën ngadhënjyes. info
التفاسير:

external-link copy
117 : 37

وَءَاتَيۡنَٰهُمَا ٱلۡكِتَٰبَ ٱلۡمُسۡتَبِينَ

Ne u dhamë atyre të dyve Librin e qartë, info
التفاسير:

external-link copy
118 : 37

وَهَدَيۡنَٰهُمَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلۡمُسۡتَقِيمَ

i udhëzuam në rrugën e drejtë info
التفاسير:

external-link copy
119 : 37

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِمَا فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

dhe u lamë një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm. info
التفاسير:

external-link copy
120 : 37

سَلَٰمٌ عَلَىٰ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ

Paqja qoftë mbi Musain e Harunin! info
التفاسير:

external-link copy
121 : 37

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët. info
التفاسير:

external-link copy
122 : 37

إِنَّهُمَا مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ata ishin vërtet nga robërit Tanë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
123 : 37

وَإِنَّ إِلۡيَاسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Edhe Iljasi ishte vërtet një nga të dërguarit. info
التفاسير:

external-link copy
124 : 37

إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَلَا تَتَّقُونَ

Ai i tha popullit të vet: "A nuk i frikësoheni Allahut? info
التفاسير:

external-link copy
125 : 37

أَتَدۡعُونَ بَعۡلٗا وَتَذَرُونَ أَحۡسَنَ ٱلۡخَٰلِقِينَ

Vallë, si mund ta lutni Ba'lin[1] e po e lini Krijuesin më të mirë, info

[1] Emër idhulli që adhuronin idhujtarët e asaj kohe.

التفاسير:

external-link copy
126 : 37

ٱللَّهَ رَبَّكُمۡ وَرَبَّ ءَابَآئِكُمُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Allahun, Zotin tuaj dhe Zotin e të parëve tuaj të lashtë?!" info
التفاسير:

external-link copy
127 : 37

فَكَذَّبُوهُ فَإِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

Por, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj do të ndëshkohen patjetër, info
التفاسير:

external-link copy
128 : 37

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

me përjashtim të robërve të përkushtuar të Allahut. info
التفاسير:

external-link copy
129 : 37

وَتَرَكۡنَا عَلَيۡهِ فِي ٱلۡأٓخِرِينَ

Ne i lamë atij një përmendje të mirë te brezat e mëvonshëm. info
التفاسير:

external-link copy
130 : 37

سَلَٰمٌ عَلَىٰٓ إِلۡ يَاسِينَ

Paqja qoftë mbi Iliasin. info
التفاسير:

external-link copy
131 : 37

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ

Kështu i shpërblejmë Ne punëmbarët. info
التفاسير:

external-link copy
132 : 37

إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ

Ai ishte prej robërve Tanë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
133 : 37

وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Me të vërtetë, edhe Luti ishte njëri nga të dërguarit. info
التفاسير:

external-link copy
134 : 37

إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ

Kujto kur e shpëtuam atë dhe gjithë familjen e tij, info
التفاسير:

external-link copy
135 : 37

إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ

përveç një plake që ishte në mesin e atyre që mbetën pas. info
التفاسير:

external-link copy
136 : 37

ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ

Pastaj, i shkatërruam të tjerët. info
التفاسير:

external-link copy
137 : 37

وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ

Ju kaloni pranë (rrënojave të) tyre në mëngjes info
التفاسير:

external-link copy
138 : 37

وَبِٱلَّيۡلِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ

dhe gjatë natës. A nuk po mblidhni mend?! info
التفاسير:

external-link copy
139 : 37

وَإِنَّ يُونُسَ لَمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Pa dyshim, edhe Junusi ishte njëri nga të dërguarit. info
التفاسير:

external-link copy
140 : 37

إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ

Kujto kur iku në anijen e mbushur plot e përplot, info
التفاسير:

external-link copy
141 : 37

فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ

pastaj hodhi short dhe humbi. info
التفاسير:

external-link copy
142 : 37

فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ

Pastaj e gëlltiti balena, duke qenë fajtor. info
التفاسير:

external-link copy
143 : 37

فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ

Por, sikur të mos ishte prej atyre që e madhëronin Allahun, info
التفاسير:

external-link copy
144 : 37

لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ

do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën kur do të ringjallen (njerëzit). info
التفاسير:

external-link copy
145 : 37

۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ

Por, Ne e hodhëm në një tokë të shkretë, duke qenë i sëmurë, info
التفاسير:

external-link copy
146 : 37

وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ

dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli. info
التفاسير:

external-link copy
147 : 37

وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ

Ne e dërguam atë te njëqind mijë njerëz ose më tepër info
التفاسير:

external-link copy
148 : 37

فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ

dhe ata i besuan, andaj i lamë të jetonin për një kohë. info
التفاسير:

external-link copy
149 : 37

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ

Pra, pyeti ata: "Vallë, të Zotit tënd qenkan vajzat e të tyrët djemtë?!" info
التفاسير:

external-link copy
150 : 37

أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ

A mos i krijuam melekët si femra e ata ishin të pranishëm?! info
التفاسير:

external-link copy
151 : 37

أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ

Vini re! Pa dyshim, ata shpifin kur thonë: info
التفاسير:

external-link copy
152 : 37

وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ

"Allahu ka lindur fëmijë", ndërkohë që janë gënjeshtarë. info
التفاسير:

external-link copy
153 : 37

أَصۡطَفَى ٱلۡبَنَاتِ عَلَى ٱلۡبَنِينَ

Vallë, a i zgjodhi Ai vajzat kundrejt djemve?! info
التفاسير:

external-link copy
154 : 37

مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ

Ç'keni që gjykoni kështu?! info
التفاسير:

external-link copy
155 : 37

أَفَلَا تَذَكَّرُونَ

A nuk po mendoni?! info
التفاسير:

external-link copy
156 : 37

أَمۡ لَكُمۡ سُلۡطَٰنٞ مُّبِينٞ

Apo keni ndonjë provë të qartë?! info
التفاسير:

external-link copy
157 : 37

فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Pra, sillni librin tuaj, nëse po e thoni të vërtetën! info
التفاسير:

external-link copy
158 : 37

وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ

Ata sajuan farefisni ndërmjet Tij dhe xhinëve, ndërkohë që vetë xhinët e dinë se ata do të sillen patjetër (për të dhënë llogari). info
التفاسير:

external-link copy
159 : 37

سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

I Lartësuar është Allahu nga ajo që i veshin ata. info
التفاسير:

external-link copy
160 : 37

إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

Përjashtim bëjnë robërit e përkushtuar të Allahut. info
التفاسير:

external-link copy
161 : 37

فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ

Pra, as ju e as ata që i adhuroni, info
التفاسير:

external-link copy
162 : 37

مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ

nuk mund të mashtroni askënd kundër Tij, info
التفاسير:

external-link copy
163 : 37

إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ

përveç atyre që do të digjen në Zjarrin flakërues. info
التفاسير:

external-link copy
164 : 37

وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ

(Melekët thonë:) "Gjithsecili nga ne e ka vendin të caktuar. info
التفاسير:

external-link copy
165 : 37

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلصَّآفُّونَ

Njëmend, ne jemi ata që qëndrojnë të rreshtuar në radhë, info
التفاسير:

external-link copy
166 : 37

وَإِنَّا لَنَحۡنُ ٱلۡمُسَبِّحُونَ

dhe me të vërtetë ne jemi ata që e madhërojnë Allahun." info
التفاسير:

external-link copy
167 : 37

وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ

Edhe pse ata (idhujtarët e Mekës) thoshin: info
التفاسير:

external-link copy
168 : 37

لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ

"Sikur të kishim një Libër nga të mëparshmit, info
التفاسير:

external-link copy
169 : 37

لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ

sigurisht që do të kishim qenë robër të përkushtuar të Allahut." info
التفاسير:

external-link copy
170 : 37

فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

Ndërkohë që ata e mohuan atë (Kuranin), por së shpejti do ta marrin vesh! info
التفاسير:

external-link copy
171 : 37

وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Fjala Jonë u është dhënë qysh më parë robërve Tanë të dërguar info
التفاسير:

external-link copy
172 : 37

إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ

se, me të vërtetë, ata do të ndihmohen info
التفاسير:

external-link copy
173 : 37

وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

dhe se ushtria Jonë, me siguri, do të jetë ngadhënjyese. info
التفاسير:

external-link copy
174 : 37

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

Prandaj, shmangiu atyre për njëfarë kohe! info
التفاسير:

external-link copy
175 : 37

وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

Vështroji ata, se edhe ata së shpejti do ta shohin! info
التفاسير:

external-link copy
176 : 37

أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ

Vallë, a mos po kërkojnë ata përshpejtimin e dënimit Tonë? info
التفاسير:

external-link copy
177 : 37

فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ

Kur ai të zbresë në mesin e tyre, i tmerrshëm do të jetë mëngjesi i atyre që u paralajmëruan! info
التفاسير:

external-link copy
178 : 37

وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ

Pra, shmangiu atyre për njëfarë kohe! info
التفاسير:

external-link copy
179 : 37

وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ

Vështroji ata, se edhe ata së shpejti do ta shohin! info
التفاسير:

external-link copy
180 : 37

سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ

I patëmeta është Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqisë, mbi gjithçka që i veshin Atij! info
التفاسير:

external-link copy
181 : 37

وَسَلَٰمٌ عَلَى ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Paqja qoftë mbi të dërguarit info
التفاسير:

external-link copy
182 : 37

وَٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve! info
التفاسير: