ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
13 : 36

وَٱضۡرِبۡ لَهُم مَّثَلًا أَصۡحَٰبَ ٱلۡقَرۡيَةِ إِذۡ جَآءَهَا ٱلۡمُرۡسَلُونَ

Sillu atyre shembullin e banorëve të qytetit, kur atyre u erdhën të dërguarit. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 36

إِذۡ أَرۡسَلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱثۡنَيۡنِ فَكَذَّبُوهُمَا فَعَزَّزۡنَا بِثَالِثٖ فَقَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَيۡكُم مُّرۡسَلُونَ

Kur Ne u dërguam atyre dy veta, por i përgënjeshtruan, kështu që i fuqizuam me një të tretë e ata thanë: "Ne, me të vërtetë, jemi sjellë te ju si të dërguar." info
التفاسير:

external-link copy
15 : 36

قَالُواْ مَآ أَنتُمۡ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَمَآ أَنزَلَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مِن شَيۡءٍ إِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَكۡذِبُونَ

Ata thanë: "Ju jeni vetëm njerëz si ne dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka shpallur asgjë. Ju thjesht po gënjeni." info
التفاسير:

external-link copy
16 : 36

قَالُواْ رَبُّنَا يَعۡلَمُ إِنَّآ إِلَيۡكُمۡ لَمُرۡسَلُونَ

Ata thanë: "Zoti ynë e di se ne njëmend jemi sjellë si të dërguar te ju info
التفاسير:

external-link copy
17 : 36

وَمَا عَلَيۡنَآ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ

e detyra jonë është vetëm kumtimi i qartë." info
التفاسير:

external-link copy
18 : 36

قَالُوٓاْ إِنَّا تَطَيَّرۡنَا بِكُمۡۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهُواْ لَنَرۡجُمَنَّكُمۡ وَلَيَمَسَّنَّكُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٞ

Ata thanë: "Ne parandiejmë se ju po na e ndillni të keqen. Nëse nuk hiqni dorë, me siguri, do t'ju mbysim me gurë dhe do t'ju kapë prej nesh një dënim i dhembshëm." info
التفاسير:

external-link copy
19 : 36

قَالُواْ طَٰٓئِرُكُم مَّعَكُمۡ أَئِن ذُكِّرۡتُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ مُّسۡرِفُونَ

Ata thanë: "E keqja juaj është me ju (për shkak të mosbesimit tuaj). Vallë, a edhe nëse ne ju këshillojmë?! Ju, në të vërtetë, jeni një popull që kaloni çdo kufi." info
التفاسير:

external-link copy
20 : 36

وَجَآءَ مِنۡ أَقۡصَا ٱلۡمَدِينَةِ رَجُلٞ يَسۡعَىٰ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱتَّبِعُواْ ٱلۡمُرۡسَلِينَ

Nga skaji i qytetit erdhi një burrë duke nxituar e tha: "O populli im, ndiqni të dërguarit! info
التفاسير:

external-link copy
21 : 36

ٱتَّبِعُواْ مَن لَّا يَسۡـَٔلُكُمۡ أَجۡرٗا وَهُم مُّهۡتَدُونَ

Ndiqni ata që nuk ju kërkojnë asnjë shpërblim e që janë të udhëzuar! info
التفاسير:

external-link copy
22 : 36

وَمَالِيَ لَآ أَعۡبُدُ ٱلَّذِي فَطَرَنِي وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ

E përse të mos adhuroj Atë që më krijoi dhe tek i Cili do të ktheheni të gjithë?! info
التفاسير:

external-link copy
23 : 36

ءَأَتَّخِذُ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةً إِن يُرِدۡنِ ٱلرَّحۡمَٰنُ بِضُرّٖ لَّا تُغۡنِ عَنِّي شَفَٰعَتُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يُنقِذُونِ

Si të adhuroj zota të tjerë përveç Tij, ndërkohë që, nëse i Gjithëmëshirshmi dëshiron të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bën kurrfarë dobie e as mund të më shpëtojnë?! info
التفاسير:

external-link copy
24 : 36

إِنِّيٓ إِذٗا لَّفِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ

Atëherë, unë do të isha njëmend në një humbje të qartë. info
التفاسير:

external-link copy
25 : 36

إِنِّيٓ ءَامَنتُ بِرَبِّكُمۡ فَٱسۡمَعُونِ

Unë i besova Zotit tuaj, pra, më dëgjoni!" info
التفاسير:

external-link copy
26 : 36

قِيلَ ٱدۡخُلِ ٱلۡجَنَّةَۖ قَالَ يَٰلَيۡتَ قَوۡمِي يَعۡلَمُونَ

Atij iu tha (kur jobesimtarët e vranë): "Hyr në Xhenet." Ai tha: "Ah, sikur ta dinte populli im info
التفاسير:

external-link copy
27 : 36

بِمَا غَفَرَ لِي رَبِّي وَجَعَلَنِي مِنَ ٱلۡمُكۡرَمِينَ

se si më ka falur Zoti im dhe më ka bërë ndër të nderuarit!" info
التفاسير: