ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
21 : 32

وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَدۡنَىٰ دُونَ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡأَكۡبَرِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ

Ne patjetër do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të vogël para dënimit më të madh, në mënyrë që të kthehen. info
التفاسير:

external-link copy
22 : 32

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن ذُكِّرَ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِۦ ثُمَّ أَعۡرَضَ عَنۡهَآۚ إِنَّا مِنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَ مُنتَقِمُونَ

E kush është më i padrejtë se ai të cilit, kur i përmenden ajetet e Zotit të vet, ua kthen shpinën?! S'ka dyshim se Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve. info
التفاسير:

external-link copy
23 : 32

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ فَلَا تَكُن فِي مِرۡيَةٖ مِّن لِّقَآئِهِۦۖ وَجَعَلۡنَٰهُ هُدٗى لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

Ne i dhamë Musait Librin, – kështu që mos dysho në takimin me të, – dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Israilit. info
التفاسير:

external-link copy
24 : 32

وَجَعَلۡنَا مِنۡهُمۡ أَئِمَّةٗ يَهۡدُونَ بِأَمۡرِنَا لَمَّا صَبَرُواْۖ وَكَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يُوقِنُونَ

Disa prej tyre i bëmë prijës që udhëzojnë me urdhrin Tonë, për shkak se bënë durim dhe i besuan me bindje ajetet Tona. info
التفاسير:

external-link copy
25 : 32

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ يَفۡصِلُ بَيۡنَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُواْ فِيهِ يَخۡتَلِفُونَ

Me të vërtetë, Zoti yt është Ai që do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që kundërshtoheshin. info
التفاسير:

external-link copy
26 : 32

أَوَلَمۡ يَهۡدِ لَهُمۡ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡقُرُونِ يَمۡشُونَ فِي مَسَٰكِنِهِمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٍۚ أَفَلَا يَسۡمَعُونَ

A nuk u është bërë e qartë atyre se sa breza para tyre i kemi shkatërruar, ndërkohë që ata kalojnë nëpër vendbanimet e tyre?! Me të vërtetë, në këtë ka mësime. Vallë, a nuk dëgjojnë?! info
التفاسير:

external-link copy
27 : 32

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّا نَسُوقُ ٱلۡمَآءَ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ ٱلۡجُرُزِ فَنُخۡرِجُ بِهِۦ زَرۡعٗا تَأۡكُلُ مِنۡهُ أَنۡعَٰمُهُمۡ وَأَنفُسُهُمۡۚ أَفَلَا يُبۡصِرُونَ

A nuk e shohin ata se Ne e dërgojmë ujin në tokën e thatë dhe nëpërmjet tij nxjerrim bimë me të cilat ushqehen bagëtitë e tyre dhe ata vetë?! Vallë, a nuk shohin?! info
التفاسير:

external-link copy
28 : 32

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡفَتۡحُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Ata thonë: "Kur do të jetë ky gjykim, nëse po e thoni të vërtetën?" info
التفاسير:

external-link copy
29 : 32

قُلۡ يَوۡمَ ٱلۡفَتۡحِ لَا يَنفَعُ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِيمَٰنُهُمۡ وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

Thuaju: "Ditën e Gjykimit, atyre që nuk besuan nuk do t'u bëjë dobi besimi e as do t'u jepet afat." info
التفاسير:

external-link copy
30 : 32

فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَٱنتَظِرۡ إِنَّهُم مُّنتَظِرُونَ

Pra, largohu prej tyre dhe prit, se, në të vërtetë, edhe ata po presin! info
التفاسير: