ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
36 : 28

فَلَمَّا جَآءَهُم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا بَيِّنَٰتٖ قَالُواْ مَا هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّفۡتَرٗى وَمَا سَمِعۡنَا بِهَٰذَا فِيٓ ءَابَآئِنَا ٱلۡأَوَّلِينَ

Por, kur Musai u vajti atyre me mrekullitë Tona të qarta, ata thanë: "Kjo s'është gjë tjetër, veçse magji e shpikur dhe ne kurrë nuk kemi dëgjuar diçka të tillë prej të parëve tanë." info
التفاسير:

external-link copy
37 : 28

وَقَالَ مُوسَىٰ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَن جَآءَ بِٱلۡهُدَىٰ مِنۡ عِندِهِۦ وَمَن تَكُونُ لَهُۥ عَٰقِبَةُ ٱلدَّارِۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ

Musai tha: "Zoti im e di më së miri se kush vjen me udhëzim prej Tij dhe kujt do t'i takojë fundi i mirë. Me të vërtetë, keqbërësit nuk do të gjejnë shpëtim." info
التفاسير:

external-link copy
38 : 28

وَقَالَ فِرۡعَوۡنُ يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡمَلَأُ مَا عَلِمۡتُ لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرِي فَأَوۡقِدۡ لِي يَٰهَٰمَٰنُ عَلَى ٱلطِّينِ فَٱجۡعَل لِّي صَرۡحٗا لَّعَلِّيٓ أَطَّلِعُ إِلَىٰٓ إِلَٰهِ مُوسَىٰ وَإِنِّي لَأَظُنُّهُۥ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ

Faraoni tha: "Oj pari! Unë nuk di që ka për ju tjetër zot përveç meje. Më ndiz pra, o Haman, një zjarr për të pjekur tullat dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem e të shoh Zotin e Musait, ndonëse unë mendoj se ai është gënjeshtar!" info
التفاسير:

external-link copy
39 : 28

وَٱسۡتَكۡبَرَ هُوَ وَجُنُودُهُۥ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَظَنُّوٓاْ أَنَّهُمۡ إِلَيۡنَا لَا يُرۡجَعُونَ

Ai dhe ushtarët e tij u sollën me kryelartësi në tokë pa asnjë të drejtë dhe mendonin se nuk do të ktheheshin te Ne. info
التفاسير:

external-link copy
40 : 28

فَأَخَذۡنَٰهُ وَجُنُودَهُۥ فَنَبَذۡنَٰهُمۡ فِي ٱلۡيَمِّۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلظَّٰلِمِينَ

Prandaj, Ne e kapëm atë e ushtrinë e tij dhe i hodhëm në det. Shih pra si ishte fundi i keqbërësve! info
التفاسير:

external-link copy
41 : 28

وَجَعَلۡنَٰهُمۡ أَئِمَّةٗ يَدۡعُونَ إِلَى ٱلنَّارِۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا يُنصَرُونَ

Ne i bëmë ata udhëheqës që ftojnë për në zjarr, kurse në Ditën e Kiametit nuk do të ndihmohen. info
التفاسير:

external-link copy
42 : 28

وَأَتۡبَعۡنَٰهُمۡ فِي هَٰذِهِ ٱلدُّنۡيَا لَعۡنَةٗۖ وَيَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ هُم مِّنَ ٱلۡمَقۡبُوحِينَ

Ne bëmë që mallkimi t'i ndjekë ata në këtë botë, kurse në Ditën e Kiametit do të jenë të përbuzur. info
التفاسير:

external-link copy
43 : 28

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ مِنۢ بَعۡدِ مَآ أَهۡلَكۡنَا ٱلۡقُرُونَ ٱلۡأُولَىٰ بَصَآئِرَ لِلنَّاسِ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لَّعَلَّهُمۡ يَتَذَكَّرُونَ

Me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin, pasi i shkatërruam brezat e mëparshëm, si provë të qartë për njerëzit dhe udhëzim e mëshirë, që të mund të marrin mësim. info
التفاسير: