ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
3 : 25

وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗ لَّا يَخۡلُقُونَ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ وَلَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا وَلَا يَمۡلِكُونَ مَوۡتٗا وَلَا حَيَوٰةٗ وَلَا نُشُورٗا

Ata kanë marrë zota të tjerë krahas Tij, të cilët nuk mund të krijojnë asgjë, madje vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë në dorë për vete as dëm e as dobi, madje ata as mund të shkaktojnë vdekje, as jetë e as ringjallje. info
التفاسير:

external-link copy
4 : 25

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ إِفۡكٌ ٱفۡتَرَىٰهُ وَأَعَانَهُۥ عَلَيۡهِ قَوۡمٌ ءَاخَرُونَۖ فَقَدۡ جَآءُو ظُلۡمٗا وَزُورٗا

Ata që nuk besojnë thonë: "Ky (Kurani) nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër që ai e ka trilluar me ndihmën e njerëzve të tjerë." Ajo që thonë ata është krejtësisht e padrejtë dhe e rreme. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 25

وَقَالُوٓاْ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٱكۡتَتَبَهَا فَهِيَ تُمۡلَىٰ عَلَيۡهِ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلٗا

Ata thonë gjithashtu: "Këto janë përralla të të parëve që ai i ka shkruar, të cilat i diktohen në mëngjes e në mbrëmje." info
التفاسير:

external-link copy
6 : 25

قُلۡ أَنزَلَهُ ٱلَّذِي يَعۡلَمُ ٱلسِّرَّ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ إِنَّهُۥ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا

Thuaj: "Atë (Kuranin) e ka zbritur Ai që i di fshehtësitë e qiejve e të Tokës. Ai, me të vërtetë, është Falës i Madh e Mëshirëplotë." info
التفاسير:

external-link copy
7 : 25

وَقَالُواْ مَالِ هَٰذَا ٱلرَّسُولِ يَأۡكُلُ ٱلطَّعَامَ وَيَمۡشِي فِي ٱلۡأَسۡوَاقِ لَوۡلَآ أُنزِلَ إِلَيۡهِ مَلَكٞ فَيَكُونَ مَعَهُۥ نَذِيرًا

Ata thonë po ashtu: "Ç'është puna e këtij të Dërguari që ha ushqim dhe ecën nëpër tregje?! Përse të mos i ketë zbritur ndonjë engjëll, që të bëhej paralajmërues me të?! info
التفاسير:

external-link copy
8 : 25

أَوۡ يُلۡقَىٰٓ إِلَيۡهِ كَنزٌ أَوۡ تَكُونُ لَهُۥ جَنَّةٞ يَأۡكُلُ مِنۡهَاۚ وَقَالَ ٱلظَّٰلِمُونَ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا رَجُلٗا مَّسۡحُورًا

Ose, përse të mos i jepej ndonjë thesar ose të kishte një kopsht, nga i cili do të hante?!" Zullumqarët thonë: "Ju po ndiqni vetëm një njeri të magjepsur." info
التفاسير:

external-link copy
9 : 25

ٱنظُرۡ كَيۡفَ ضَرَبُواْ لَكَ ٱلۡأَمۡثَٰلَ فَضَلُّواْ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ سَبِيلٗا

Shih çfarë shembujsh sjellin për ty! Kështu ata humbën veten dhe s'mund të gjejnë kurrë rrugën e drejtë. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 25

تَبَارَكَ ٱلَّذِيٓ إِن شَآءَ جَعَلَ لَكَ خَيۡرٗا مِّن ذَٰلِكَ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ وَيَجۡعَل لَّكَ قُصُورَۢا

I Bekuar është Ai i Cili, po të donte, do të të jepte gjëra më të mira se këto: kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe do të bënte pallate për ty. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 25

بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلسَّاعَةِۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِمَن كَذَّبَ بِٱلسَّاعَةِ سَعِيرًا

Jo, por ata e mohojnë Kiametin. Ndërkaq, për ata që e mohojnë Kiametin Ne kemi përgatitur një zjarr flakërues. info
التفاسير: