ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
14 : 13

لَهُۥ دَعۡوَةُ ٱلۡحَقِّۚ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسۡتَجِيبُونَ لَهُم بِشَيۡءٍ إِلَّا كَبَٰسِطِ كَفَّيۡهِ إِلَى ٱلۡمَآءِ لِيَبۡلُغَ فَاهُ وَمَا هُوَ بِبَٰلِغِهِۦۚ وَمَا دُعَآءُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ

Atij i takon lutja e vërtetë. Ndërkaq, ata (idhujt) që i lusin në vend të Tij nuk mund t'u përgjigjen aspak atyre (që u luten), si puna e atij që shtrin duart tek uji që t'i vijë në gojë (vetvetiu), por ai nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është krejt e kotë. info
التفاسير:

external-link copy
15 : 13

وَلِلَّهِۤ يَسۡجُدُۤ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ طَوۡعٗا وَكَرۡهٗا وَظِلَٰلُهُم بِٱلۡغُدُوِّ وَٱلۡأٓصَالِ۩

Allahut i bien në sexhde gjithë ata që janë në qiej e në Tokë, me ose pa dëshirë, bashkë me hijet e tyre, në mëngjes e në mbrëmje. info
التفاسير:

external-link copy
16 : 13

قُلۡ مَن رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ قُلِ ٱللَّهُۚ قُلۡ أَفَٱتَّخَذۡتُم مِّن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءَ لَا يَمۡلِكُونَ لِأَنفُسِهِمۡ نَفۡعٗا وَلَا ضَرّٗاۚ قُلۡ هَلۡ يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ أَمۡ هَلۡ تَسۡتَوِي ٱلظُّلُمَٰتُ وَٱلنُّورُۗ أَمۡ جَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ خَلَقُواْ كَخَلۡقِهِۦ فَتَشَٰبَهَ ٱلۡخَلۡقُ عَلَيۡهِمۡۚ قُلِ ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ وَهُوَ ٱلۡوَٰحِدُ ٱلۡقَهَّٰرُ

Thuaju: "Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës?" Përgjigju: "Allahu!" Thuaju: "E si mund të merrni mbrojtës përveç Tij, që nuk mund t'i sjellin vetes as dobi e as dëm?!" Thuaju: "A është njësoj i verbri me atë që sheh? Ose, a mund të barazohen errësirat me dritën, apo i kanë veshur Allahut ortakë, që kanë krijuar sikurse Ai e u është ngatërruar krijimi?!" Thuaju: "Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe Ai është i Vetmi, Ngadhënjimtari i Pamposhtur." info
التفاسير:

external-link copy
17 : 13

أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَسَالَتۡ أَوۡدِيَةُۢ بِقَدَرِهَا فَٱحۡتَمَلَ ٱلسَّيۡلُ زَبَدٗا رَّابِيٗاۖ وَمِمَّا يُوقِدُونَ عَلَيۡهِ فِي ٱلنَّارِ ٱبۡتِغَآءَ حِلۡيَةٍ أَوۡ مَتَٰعٖ زَبَدٞ مِّثۡلُهُۥۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡحَقَّ وَٱلۡبَٰطِلَۚ فَأَمَّا ٱلزَّبَدُ فَيَذۡهَبُ جُفَآءٗۖ وَأَمَّا مَا يَنفَعُ ٱلنَّاسَ فَيَمۡكُثُ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ كَذَٰلِكَ يَضۡرِبُ ٱللَّهُ ٱلۡأَمۡثَالَ

Ai sjell shi nga qielli, nëpërmjet të cilit rrjedhin lumenjtë me masë, ndërkohë që rrjedha mbart mbeturinat mbi sipërfaqe. Por, edhe nga ato (metale të çmuara) që i shkrijnë në zjarr për të bërë stoli ose vegla dalin mbeturina të ngjashme. Kështu e sjell Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. Sa u përket mbeturinave, ato hidhen, ndërsa ajo që është e dobishme për njerëzit mbetet në tokë. Kështu i sqaron Allahu shembujt. info
التفاسير:

external-link copy
18 : 13

لِلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِرَبِّهِمُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَٱلَّذِينَ لَمۡ يَسۡتَجِيبُواْ لَهُۥ لَوۡ أَنَّ لَهُم مَّا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا وَمِثۡلَهُۥ مَعَهُۥ لَٱفۡتَدَوۡاْ بِهِۦٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ سُوٓءُ ٱلۡحِسَابِ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ

Atyre që iu përgjigjën Zotit të tyre u takon e mira (Xheneti), ndërsa ata që nuk i binden Atij, sikur të kishin gjithë pasurinë që gjendet në Tokë, madje edhe një herë aq, do ta jepnin si shkëmbesë (për t'u liruar nga dënimi). Për ta do të ketë llogari të rëndë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa shtrat i keq që është ai! info
التفاسير: