ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី- ហាសាន់ ណាហី

El Mearixh

external-link copy
1 : 70

سَأَلَ سَآئِلُۢ بِعَذَابٖ وَاقِعٖ

Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.[380] info

[380] Ebu Xhehli ose Nadir Ibn el-Harithi. Ata i kishin kërkuar më se një herë Profetit (a.s.), një dënim të shpejtë dhe u vranë në betejën e Bedrit, që zhvilluan kundër myslimanëve. Përtej këtij referimi historik, vargu paralajmëron këdo që tallet dhe sfidon Fuqinë Hyjnore. Disa dijetarë me autoritet kanë thënë se vargu mund të ketë këtë kuptim: “Dikush pyeti për dënimin që do të vijë”.

التفاسير:

external-link copy
2 : 70

لِّلۡكَٰفِرِينَ لَيۡسَ لَهُۥ دَافِعٞ

Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim), info
التفاسير:

external-link copy
3 : 70

مِّنَ ٱللَّهِ ذِي ٱلۡمَعَارِجِ

(që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes[381]. info

[381] “Rrugët e Ngjitjes” janë rrugët engjëllore që ngjiten drejt Allahut.

التفاسير:

external-link copy
4 : 70

تَعۡرُجُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥ خَمۡسِينَ أَلۡفَ سَنَةٖ

Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 70

فَٱصۡبِرۡ صَبۡرٗا جَمِيلًا

Prandaj, duro, me durim të hijshëm. info
التفاسير:

external-link copy
6 : 70

إِنَّهُمۡ يَرَوۡنَهُۥ بَعِيدٗا

Ata e mendojnë atë (dënim) të largët, info
التفاسير:

external-link copy
7 : 70

وَنَرَىٰهُ قَرِيبٗا

kurse Ne e shohim të afërt. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 70

يَوۡمَ تَكُونُ ٱلسَّمَآءُ كَٱلۡمُهۡلِ

Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit info
التفاسير:

external-link copy
9 : 70

وَتَكُونُ ٱلۡجِبَالُ كَٱلۡعِهۡنِ

e malet do të bëhen si lesh i shprishur, info
التفاسير:

external-link copy
10 : 70

وَلَا يَسۡـَٔلُ حَمِيمٌ حَمِيمٗا

Shoku s’do të pyesë për të shokun, info
التفاسير: