Terjemahan makna Alquran Alkarim - Terjemahan Berbahasa Albania - Hassan Nahi

El Kamer

external-link copy
1 : 54

ٱقۡتَرَبَتِ ٱلسَّاعَةُ وَٱنشَقَّ ٱلۡقَمَرُ

U afrua Ora dhe u ça Hëna![341] info

[341] Kjo është një shenjë e afrimit të Orës së Kiametit. Vargu aludon për një mrekulli të famshme të Profetit Muhamed (a.s.), të regjistruar në shumë transmetime autentike të shokëve të tij. Ajo erdhi pas një këmbënguljeje të vazhdueshme të paganëve të Mekës, që Profeti t’u tregonte një shenjë mrekullie në ditët e hershme të misionit të tij.

التفاسير:

external-link copy
2 : 54

وَإِن يَرَوۡاْ ءَايَةٗ يُعۡرِضُواْ وَيَقُولُواْ سِحۡرٞ مُّسۡتَمِرّٞ

E megjithatë, sa herë që shohin ndonjë mrekulli, ata kthejnë kurrizin dhe thonë: “Kjo është në vazhdën e magjive të tij!” info
التفاسير:

external-link copy
3 : 54

وَكَذَّبُواْ وَٱتَّبَعُوٓاْ أَهۡوَآءَهُمۡۚ وَكُلُّ أَمۡرٖ مُّسۡتَقِرّٞ

Ata e mohojnë (të vërtetën) dhe pasojnë dëshirat dhe tekat e tyre, por çdo gjë është e caktuar. info
التفاسير:

external-link copy
4 : 54

وَلَقَدۡ جَآءَهُم مِّنَ ٱلۡأَنۢبَآءِ مَا فِيهِ مُزۡدَجَرٌ

Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori për t’i prapësuar (nga e keqja), info
التفاسير:

external-link copy
5 : 54

حِكۡمَةُۢ بَٰلِغَةٞۖ فَمَا تُغۡنِ ٱلنُّذُرُ

një urtësi e përsosur, por paralajmërimi nuk u bën dobi. info
التفاسير:

external-link copy
6 : 54

فَتَوَلَّ عَنۡهُمۡۘ يَوۡمَ يَدۡعُ ٱلدَّاعِ إِلَىٰ شَيۡءٖ نُّكُرٍ

Prandaj, largohu nga ata (o Profet), deri Ditën kur do t’i thërrasë Lajmëtari[342] në diçka të tmerrshme. info

[342] Pra, engjëlli Israfil që i fryn bririt të ringjalljes dhe i fton njerëzit të japin llogari.

التفاسير: