[59] Ky varg na këshillon dhe na urdhëron për t’u frenuar nga gjynahet e mëdha. Lidhur me këto çështje, ka shumë studime nga teologët e mëdhenj. Atij që frenohet prej këtyre gjynaheve Zoti i ka premtuar se do t’i falen gjynahet e vogla. Duhet theksuar se një e mirë e thjeshtë ose një e keqe e vogël nuk bën të nënçmohen e të mohohen, sepse atëherë shndërrohen në gjynahe të mëdha (përkthyesi).
[60] Burrat janë drejtues të grave. Me këtë varg konfirmohet se fizikisht femrat janë më të dobëta, kurse meshkujt janë më të fortë; andaj e kanë për detyrë të shpenzojnë për t’i mbajtur ato. Mirëpo, në pikëpamje shpirtërore, në të gjitha cilësitë, femrat janë të barabarta me meshkujt. Megjithatë, në rastet kur të dy prindërit, nëna dhe babai, e thërrasin njëkohësisht fëmijën e vet, - ai, së pari, duhet t’i përgjigjet nënës (përkthyesi).