Terjemahan makna Alquran Alkarim - Terjemahan Berbahasa Albania - Hassan Nahi

El Hixhr

external-link copy
1 : 15

الٓرۚ تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ وَقُرۡءَانٖ مُّبِينٖ

Elif Lâm Râ. Këto janë vargjet e Librit, të Kuranit të qartë! info
التفاسير:

external-link copy
2 : 15

رُّبَمَا يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡ كَانُواْ مُسۡلِمِينَ

Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin myslimanë. info
التفاسير:

external-link copy
3 : 15

ذَرۡهُمۡ يَأۡكُلُواْ وَيَتَمَتَّعُواْ وَيُلۡهِهِمُ ٱلۡأَمَلُۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ

Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh! info
التفاسير:

external-link copy
4 : 15

وَمَآ أَهۡلَكۡنَا مِن قَرۡيَةٍ إِلَّا وَلَهَا كِتَابٞ مَّعۡلُومٞ

Ne nuk kemi zhdukur asnjë vend, pa i ardhur koha e caktuar. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 15

مَّا تَسۡبِقُ مِنۡ أُمَّةٍ أَجَلَهَا وَمَا يَسۡتَـٔۡخِرُونَ

Asnjë popull nuk mund as ta shpejtojë, as ta ngadalësojë afatin (e shkatërrimit të vet). info
التفاسير:

external-link copy
6 : 15

وَقَالُواْ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِي نُزِّلَ عَلَيۡهِ ٱلذِّكۡرُ إِنَّكَ لَمَجۡنُونٞ

Ata (idhujtarët) thonë: “O ti që të është shpallur Këshilla (Kurani), ti je vërtet i marrë! info
التفاسير:

external-link copy
7 : 15

لَّوۡمَا تَأۡتِينَا بِٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ

Përse nuk na sjell engjëjt, nëse ajo që thua është e vërtetë?” info
التفاسير:

external-link copy
8 : 15

مَا نُنَزِّلُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّ وَمَا كَانُوٓاْ إِذٗا مُّنظَرِينَ

Ne i dërgojmë engjëjt vetëm me shpallje dhe dënim e atëherë (të dënuarve) nuk u jepet afat për të pritur. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 15

إِنَّا نَحۡنُ نَزَّلۡنَا ٱلذِّكۡرَ وَإِنَّا لَهُۥ لَحَٰفِظُونَ

Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.[160] info

[160] Ky varg na tregon se Zoti është mbrojtës i Kuranit Fisnik deri në Ditën e Kiametit. Ne e shohim se si ka vazhduar dhe po vazhdon porosia e Profetit a.s., kur ka thënë: “Unë ju kam lënë juve Kuranin dhe fjalët (hadithet) e mia. Mbështetuni në to, se kurrë nuk do të humbni.” Edhe në këtë kohë, kur dijetarët e njohur myslimanë të botës, i pyesin për një çështje, ata duhet të përmendin një varg kuranor ose një hadith, në bazë të të cilëve jepet përgjigjja. Anasjelltas, nëse përgjigjen pa përmendur një varg kuranor ose hadith, fjalët e tyre nuk e kanë vlerën e duhur. Dijetarët e botës islame kanë për detyrë t’i studiojnë vargjet e Kuranit dhe hadithet, në mënyrë që të mos imitojnë dhe kopjojnë askënd, sepse imitimi dhe kopjimi urrehen në Fenë Islame (përkthyesi).

التفاسير:

external-link copy
10 : 15

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي شِيَعِ ٱلۡأَوَّلِينَ

Ne u kemi çuar të dërguar edhe para teje, sekteve të mëparshme. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 15

وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن رَّسُولٍ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Por ata talleshin me çdo të dërguar që u vinte. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 15

كَذَٰلِكَ نَسۡلُكُهُۥ فِي قُلُوبِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ

Ja, kështu Ne e bëjmë mohimin të futet në zemrat e gjynahqarëve. info
التفاسير:

external-link copy
13 : 15

لَا يُؤۡمِنُونَ بِهِۦ وَقَدۡ خَلَتۡ سُنَّةُ ٱلۡأَوَّلِينَ

Ata nuk e besojnë atë[161], me gjithë shembujt e popujve të kaluar. info

[161] Muhamedin (a.s.).

التفاسير:

external-link copy
14 : 15

وَلَوۡ فَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَابٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَظَلُّواْ فِيهِ يَعۡرُجُونَ

Edhe sikur Ne të hapnim një derë të qiellit dhe të ngjiteshin nëpër të, info
التفاسير:

external-link copy
15 : 15

لَقَالُوٓاْ إِنَّمَا سُكِّرَتۡ أَبۡصَٰرُنَا بَلۡ نَحۡنُ قَوۡمٞ مَّسۡحُورُونَ

ata me siguri që do të thoshin: “Sytë tanë kanë qenë të shushatur, madje na kanë magjepsur”! info
التفاسير: