क़ुरआन के अर्थों का अनुवाद - अल्बानियाई अनुवाद - अनुवाद अग्रदूत केंद्र - कार्य प्रगति पर है।

पृष्ठ संख्या:close

external-link copy
36 : 21

وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي يَذۡكُرُ ءَالِهَتَكُمۡ وَهُم بِذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ هُمۡ كَٰفِرُونَ

Kur të shohin jobesimtarët, të marrin vetëm për tallje, duke thënë: "Ky është ai që flet keq për zotat tuaj?" Ndërkohë, ata e mohojnë këshillën e të Gjithëmëshirshmit. info
التفاسير:

external-link copy
37 : 21

خُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ مِنۡ عَجَلٖۚ سَأُوْرِيكُمۡ ءَايَٰتِي فَلَا تَسۡتَعۡجِلُونِ

Njeriu është krijuar i nxituar. Unë do t'jua tregoj shenjat e Mia, prandaj mos kërkoni përshpejtimin e tyre! info
التفاسير:

external-link copy
38 : 21

وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Ata thonë: "Kur do të jetësohet ky premtim, nëse jeni duke thënë të vërtetën?" info
التفاسير:

external-link copy
39 : 21

لَوۡ يَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمۡ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Ah, sikur jobesimtarët ta dinin kohën kur nuk do të mund ta shmangin zjarrin nga fytyrat e shpinat e tyre dhe nuk do të ndihmohen! info
التفاسير:

external-link copy
40 : 21

بَلۡ تَأۡتِيهِم بَغۡتَةٗ فَتَبۡهَتُهُمۡ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ

Në të vërtetë, (Kiameti) do t'u vijë papritur dhe do t'i hutojë, as do të mund ta shmangin atë e as do t'u jepet afat (për t'u penduar). info
التفاسير:

external-link copy
41 : 21

وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Në të vërtetë, edhe të dërguar para teje u përqeshën, por ata që përqeshnin i përfshiu dënimi i asaj me të cilën talleshin. info
التفاسير:

external-link copy
42 : 21

قُلۡ مَن يَكۡلَؤُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ بَلۡ هُمۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِم مُّعۡرِضُونَ

Thuaj: "Kush mund t'ju mbrojë natën dhe ditën nga dënimi i të Gjithëmëshirshmit?" Megjithatë, ata largohen nga këshilla e Zotit të tyre. info
التفاسير:

external-link copy
43 : 21

أَمۡ لَهُمۡ ءَالِهَةٞ تَمۡنَعُهُم مِّن دُونِنَاۚ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَ أَنفُسِهِمۡ وَلَا هُم مِّنَّا يُصۡحَبُونَ

A mos kanë zota që mund t'i mbrojnë prej Nesh? Ata nuk mund ta ndihmojnë as vetveten e as mund të shpëtojnë nga Ne. info
التفاسير:

external-link copy
44 : 21

بَلۡ مَتَّعۡنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۗ أَفَلَا يَرَوۡنَ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَآۚ أَفَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ

Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre kënaqësi e jetë të gjatë. A nuk e shohin ata se Ne ua pakësojmë tokën nga anët e saj?[1] Atëherë, a mos vallë, ata do të jenë fitues?! info

[1] Domethënë, e ngushtojmë tokën e kufrit duke përhapur Islamin.

التفاسير: