क़ुरआन के अर्थों का अनुवाद - अल्बानियाई अनुवाद - अनुवाद अग्रदूत केंद्र - कार्य प्रगति पर है।

पृष्ठ संख्या:close

external-link copy
76 : 17

وَإِن كَادُواْ لَيَسۡتَفِزُّونَكَ مِنَ ٱلۡأَرۡضِ لِيُخۡرِجُوكَ مِنۡهَاۖ وَإِذٗا لَّا يَلۡبَثُونَ خِلَٰفَكَ إِلَّا قَلِيلٗا

Ata ishin gati të të provokojnë për të të dëbuar nga vendi, por atëherë nuk do të kishin mbetur pas teje, përveç një kohe të shkurtër. info
التفاسير:

external-link copy
77 : 17

سُنَّةَ مَن قَدۡ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ مِن رُّسُلِنَاۖ وَلَا تَجِدُ لِسُنَّتِنَا تَحۡوِيلًا

Ky qe ligji Ynë me të dërguarit Tanë që i dërguam para teje, e ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në ligjin Tonë. info
التفاسير:

external-link copy
78 : 17

أَقِمِ ٱلصَّلَوٰةَ لِدُلُوكِ ٱلشَّمۡسِ إِلَىٰ غَسَقِ ٱلَّيۡلِ وَقُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِۖ إِنَّ قُرۡءَانَ ٱلۡفَجۡرِ كَانَ مَشۡهُودٗا

Fale namazin prej animit të Diellit (pas zenitit) deri në errësirën e natës dhe lexo Kuran në namazin e sabahut, sepse Kurani që lexohet në namazin e sabahut është i dëshmuar (nga melekët). info
التفاسير:

external-link copy
79 : 17

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَتَهَجَّدۡ بِهِۦ نَافِلَةٗ لَّكَ عَسَىٰٓ أَن يَبۡعَثَكَ رَبُّكَ مَقَامٗا مَّحۡمُودٗا

Dhe zgjohu e falu gjatë natës, duke e lexuar atë (Kuranin), si namaz shtesë për ty, që Zoti yt të të ngrejë në një vend të lavdëruar. info
التفاسير:

external-link copy
80 : 17

وَقُل رَّبِّ أَدۡخِلۡنِي مُدۡخَلَ صِدۡقٖ وَأَخۡرِجۡنِي مُخۡرَجَ صِدۡقٖ وَٱجۡعَل لِّي مِن لَّدُنكَ سُلۡطَٰنٗا نَّصِيرٗا

Thuaj: "O Zoti im, më fut në një hyrje të nderuar, më nxirr nga një dalje e nderuar dhe më jep nga ana Jote një fuqi ndihmëse!" info
التفاسير:

external-link copy
81 : 17

وَقُلۡ جَآءَ ٱلۡحَقُّ وَزَهَقَ ٱلۡبَٰطِلُۚ إِنَّ ٱلۡبَٰطِلَ كَانَ زَهُوقٗا

Thuaj: "Erdhi e vërteta dhe u zhduk e pavërteta. Në të vërtetë, e pavërteta patjetër do të zhduket." info
التفاسير:

external-link copy
82 : 17

وَنُنَزِّلُ مِنَ ٱلۡقُرۡءَانِ مَا هُوَ شِفَآءٞ وَرَحۡمَةٞ لِّلۡمُؤۡمِنِينَ وَلَا يَزِيدُ ٱلظَّٰلِمِينَ إِلَّا خَسَارٗا

Ne e shpallim Kuranin si shërim dhe mëshirë për besimtarët, ndërsa zullumqarëve ua shton vetëm humbjen. info
التفاسير:

external-link copy
83 : 17

وَإِذَآ أَنۡعَمۡنَا عَلَى ٱلۡإِنسَٰنِ أَعۡرَضَ وَنَـَٔا بِجَانِبِهِۦ وَإِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ كَانَ يَـُٔوسٗا

Kur Ne i japim mirësi njeriut, ai kthen shpinën e largohet, por, kur e godet e keqja, ai dëshpërohet plotësisht. info
التفاسير:

external-link copy
84 : 17

قُلۡ كُلّٞ يَعۡمَلُ عَلَىٰ شَاكِلَتِهِۦ فَرَبُّكُمۡ أَعۡلَمُ بِمَنۡ هُوَ أَهۡدَىٰ سَبِيلٗا

Thuaj: "Secili vepron sipas mënyrës së vet, por Zoti yt e di më së miri se kush është në rrugën më të drejtë." info
التفاسير:

external-link copy
85 : 17

وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلرُّوحِۖ قُلِ ٱلرُّوحُ مِنۡ أَمۡرِ رَبِّي وَمَآ أُوتِيتُم مِّنَ ٱلۡعِلۡمِ إِلَّا قَلِيلٗا

Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju: "Shpirti është çështje që i përket Zotit tim, ndërsa juve ju është dhënë vetëm pak dituri." info
التفاسير:

external-link copy
86 : 17

وَلَئِن شِئۡنَا لَنَذۡهَبَنَّ بِٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ ثُمَّ لَا تَجِدُ لَكَ بِهِۦ عَلَيۡنَا وَكِيلًا

Po të dëshironim, do ta hiqnim atë që ta shpallëm ty, e pastaj nuk do të mund të gjeje asnjë mbrojtës kundër Nesh. info
التفاسير: