क़ुरआन के अर्थों का अनुवाद - अल्बानियाई अनुवाद - अनुवाद अग्रदूत केंद्र - कार्य प्रगति पर है।

पृष्ठ संख्या:close

external-link copy
62 : 10

أَلَآ إِنَّ أَوۡلِيَآءَ ٱللَّهِ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ

Pa dyshim që miqtë e Allahut as do të kenë frikë, as do të brengosen, info
التفاسير:

external-link copy
63 : 10

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ

ata (janë) të cilët besojnë dhe i frikësohen Allahut. info
التفاسير:

external-link copy
64 : 10

لَهُمُ ٱلۡبُشۡرَىٰ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۚ لَا تَبۡدِيلَ لِكَلِمَٰتِ ٱللَّهِۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ

Për ta ka lajm të mirë në këtë jetë dhe në botën tjetër. Nuk ka ndryshim në fjalët e Allahut. Kjo është fitorja e madhe. info
التفاسير:

external-link copy
65 : 10

وَلَا يَحۡزُنكَ قَوۡلُهُمۡۘ إِنَّ ٱلۡعِزَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًاۚ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ

Të të mos brengosin fjalët e tyre. Në të vërtetë, tërë fuqia e krenaria i përket Allahut. Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdijshmi. info
التفاسير:

external-link copy
66 : 10

أَلَآ إِنَّ لِلَّهِ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَن فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَمَا يَتَّبِعُ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ شُرَكَآءَۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ

S'ka dyshim se Allahut i takon gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ndërkaq, ata që adhurojnë të tjerë në vend të Allahut, në të vërtetë, nuk ndjekin gjë tjetër përveç hamendjes dhe vetëm gënjejnë. info
التفاسير:

external-link copy
67 : 10

هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يَسۡمَعُونَ

Ai jua bëri natën për të pushuar në të, ndërsa ditën jua bëri dritë. Vërtet, në këtë ka shenja për njerëzit që ua vënë veshin. info
التفاسير:

external-link copy
68 : 10

قَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۖ هُوَ ٱلۡغَنِيُّۖ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ إِنۡ عِندَكُم مِّن سُلۡطَٰنِۭ بِهَٰذَآۚ أَتَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ

Ata thonë: "Allahu ka fëmijë." I Patëmeta është Ai! Ai është i Panevojë. E Tija është gjithçka që gjendet në qiej e në Tokë. Ju nuk keni asnjë dëshmi për këtë. Përse thoni për Allahun diçka që nuk dini?! info
التفاسير:

external-link copy
69 : 10

قُلۡ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَ لَا يُفۡلِحُونَ

Thuaj: "S'ka dyshim se ata që sajojnë gënjeshtra për Allahun, nuk do të shpëtojnë." info
التفاسير:

external-link copy
70 : 10

مَتَٰعٞ فِي ٱلدُّنۡيَا ثُمَّ إِلَيۡنَا مَرۡجِعُهُمۡ ثُمَّ نُذِيقُهُمُ ٱلۡعَذَابَ ٱلشَّدِيدَ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ

Ajo është vetëm një kënaqësi e shkurtër në këtë botë, pastaj do të kthehen te Ne dhe do t'i bëjmë të shijojnë dënimin e rëndë, për shkak se nuk besonin. info
التفاسير: