क़ुरआन के अर्थों का अनुवाद - अल्बानियाई अनुवाद - हस्सान नाही

पृष्ठ संख्या:close

external-link copy
94 : 2

قُلۡ إِن كَانَتۡ لَكُمُ ٱلدَّارُ ٱلۡأٓخِرَةُ عِندَ ٱللَّهِ خَالِصَةٗ مِّن دُونِ ٱلنَّاسِ فَتَمَنَّوُاْ ٱلۡمَوۡتَ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ

Thuaju: “Nëse Shtëpia e jetës së përtejme (Xheneti) tek Allahu është vetëm për ju e jo për njerëzit e tjerë, atëherë kërkoni vdekjen, nëse ajo që thoni është e vërtetë”. info
التفاسير:

external-link copy
95 : 2

وَلَن يَتَمَنَّوۡهُ أَبَدَۢا بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡۚ وَٱللَّهُ عَلِيمُۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ

Por ata kurrsesi nuk e dëshirojnë vdekjen për shkak të të këqijave që kanë bërë! Allahu i njeh mirë keqbërësit. info
التفاسير:

external-link copy
96 : 2

وَلَتَجِدَنَّهُمۡ أَحۡرَصَ ٱلنَّاسِ عَلَىٰ حَيَوٰةٖ وَمِنَ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْۚ يَوَدُّ أَحَدُهُمۡ لَوۡ يُعَمَّرُ أَلۡفَ سَنَةٖ وَمَا هُوَ بِمُزَحۡزِحِهِۦ مِنَ ٱلۡعَذَابِ أَن يُعَمَّرَۗ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا يَعۡمَلُونَ

Dhe, vërtet, do t’i gjesh ata më lakmues për të jetuar sesa njerëzit e tjerë, madje, edhe se paganët. Secili nga ata dëshiron të jetojë një mijë vjet; por edhe nëse jeton aq, nuk do të mund t’i ikë dënimit! Allahu i sheh punët e tyre të këqija. info
التفاسير:

external-link copy
97 : 2

قُلۡ مَن كَانَ عَدُوّٗا لِّـجِبۡرِيلَ فَإِنَّهُۥ نَزَّلَهُۥ عَلَىٰ قَلۡبِكَ بِإِذۡنِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَهُدٗى وَبُشۡرَىٰ لِلۡمُؤۡمِنِينَ

Thuaju (o Muhamed) atyre që janë armiq të Xhebrailit, se ai e ka zbritur Kuranin në zemrën tënde me lejen e Allahut, si vërtetues të librave të shenjtë të mëparshëm dhe si udhërrëfyes e lajm të mirë për besimtarët. info
التفاسير:

external-link copy
98 : 2

مَن كَانَ عَدُوّٗا لِّلَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَجِبۡرِيلَ وَمِيكَىٰلَ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَدُوّٞ لِّلۡكَٰفِرِينَ

Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhebrailit dhe Mikailit, ta dijë se Allahu është armik i jobesimtarëve. info
التفاسير:

external-link copy
99 : 2

وَلَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ءَايَٰتِۭ بَيِّنَٰتٖۖ وَمَا يَكۡفُرُ بِهَآ إِلَّا ٱلۡفَٰسِقُونَ

Ne të kemi zbritur ty shpallje e shenja të qarta, të cilave vetëm njerëzit e këqij nuk duan t’u besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
100 : 2

أَوَكُلَّمَا عَٰهَدُواْ عَهۡدٗا نَّبَذَهُۥ فَرِيقٞ مِّنۡهُمۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

A thua çdoherë që japin ndonjë premtim, disa prej tyre e flakin tej atë? Jo, por shumica e tyre nuk besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
101 : 2

وَلَمَّا جَآءَهُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ عِندِ ٱللَّهِ مُصَدِّقٞ لِّمَا مَعَهُمۡ نَبَذَ فَرِيقٞ مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ كِتَٰبَ ٱللَّهِ وَرَآءَ ظُهُورِهِمۡ كَأَنَّهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Tani që atyre u erdhi një i Dërguar nga Allahu, vërtetues i Shkrimeve që kanë me vete, një grup prej atyre, të cilëve iu dhanë Shkrimet, e hodhën pas shpine Librin e Allahut, gjoja se nuk dinin gjë për atë, info
التفاسير: