કુરઆન મજીદના શબ્દોનું ભાષાંતર - અલ્બેનિયન ભાષામાં અનુવાદ - રવ્વાદ ભાષાંતર કેન્દ્ર - કાર્ય પ્રગતિમાં છે.

Esh Shuara

external-link copy
1 : 26

طسٓمٓ

Ta, sin, mim. info
التفاسير:

external-link copy
2 : 26

تِلۡكَ ءَايَٰتُ ٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُبِينِ

Këto janë ajetet e Librit të qartë. info
التفاسير:

external-link copy
3 : 26

لَعَلَّكَ بَٰخِعٞ نَّفۡسَكَ أَلَّا يَكُونُواْ مُؤۡمِنِينَ

Mos vallë ti (o Muhamed) do të shkatërrosh veten pse ata nuk bëhen besimtarë? info
التفاسير:

external-link copy
4 : 26

إِن نَّشَأۡ نُنَزِّلۡ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ ءَايَةٗ فَظَلَّتۡ أَعۡنَٰقُهُمۡ لَهَا خَٰضِعِينَ

Sikur të donim, do t'u dërgonim atyre një shenjë nga qielli, para së cilës do të përuleshin qafat e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 26

وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ مُحۡدَثٍ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهُ مُعۡرِضِينَ

Sa herë që u vjen atyre ndonjë këshillë nga i Gjithëmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën. info
التفاسير:

external-link copy
6 : 26

فَقَدۡ كَذَّبُواْ فَسَيَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Ata përgënjeshtruan (të vërtetën), prandaj së shpejti do t'u vijnë atyre pasojat e asaj me të cilën talleshin. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 26

أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ كَمۡ أَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجٖ كَرِيمٍ

A nuk e shohin ata tokën, sa e sa lloje bimësh të këndshme kemi mbjellë në të? info
التفاسير:

external-link copy
8 : 26

إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ

Vërtet, në këtë ka shenja, por shumica e tyre nuk janë besimtarë. info
التفاسير:

external-link copy
9 : 26

وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ

S'ka dyshim se Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti. info
التفاسير:

external-link copy
10 : 26

وَإِذۡ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰٓ أَنِ ٱئۡتِ ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Kujto kur Zoti yt e thirri Musain: "Shko te populli zullumqar, info
التفاسير:

external-link copy
11 : 26

قَوۡمَ فِرۡعَوۡنَۚ أَلَا يَتَّقُونَ

populli i Faraonit! A nuk frikësohen (prej Allahut)?" info
التفاسير:

external-link copy
12 : 26

قَالَ رَبِّ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يُكَذِّبُونِ

Ai tha: "O Zoti im, kam frikë se do të më quajnë gënjeshtar, info
التفاسير:

external-link copy
13 : 26

وَيَضِيقُ صَدۡرِي وَلَا يَنطَلِقُ لِسَانِي فَأَرۡسِلۡ إِلَىٰ هَٰرُونَ

dhe se do të më ngushtohet gjoksi e do të më lidhet gjuha, prandaj dërgoje edhe Harunin (që të më ndihmojë). info
التفاسير:

external-link copy
14 : 26

وَلَهُمۡ عَلَيَّ ذَنۢبٞ فَأَخَافُ أَن يَقۡتُلُونِ

Për më tepër, ata kanë një akuzë kundër meje, andaj kam frikë se do të më vrasin." info
التفاسير:

external-link copy
15 : 26

قَالَ كَلَّاۖ فَٱذۡهَبَا بِـَٔايَٰتِنَآۖ إِنَّا مَعَكُم مُّسۡتَمِعُونَ

Allahu tha: "Kurrsesi! Shkoni të dy me provat Tona! Ne jemi me ju dhe dëgjojmë çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
16 : 26

فَأۡتِيَا فِرۡعَوۡنَ فَقُولَآ إِنَّا رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ

Shkoni te Faraoni dhe thoni: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i botëve, info
التفاسير:

external-link copy
17 : 26

أَنۡ أَرۡسِلۡ مَعَنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ

që t'i lejosh bijtë e Israilit të vijnë me ne." info
التفاسير:

external-link copy
18 : 26

قَالَ أَلَمۡ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدٗا وَلَبِثۡتَ فِينَا مِنۡ عُمُرِكَ سِنِينَ

Faraoni tha: "A nuk të rritëm në mesin tonë si fëmijë dhe qëndrove me ne shumë vjet të jetës sate?! info
التفاسير:

external-link copy
19 : 26

وَفَعَلۡتَ فَعۡلَتَكَ ٱلَّتِي فَعَلۡتَ وَأَنتَ مِنَ ٱلۡكَٰفِرِينَ

E pastaj bëre veprën që bëre duke qenë mosmirënjohës?!" info
التفاسير: