Firo maanaaji al-quraan tedduɗo oo - Eggo (nantino) ngo e haala Albanii - Hasan Naahi

external-link copy
115 : 2

وَلِلَّهِ ٱلۡمَشۡرِقُ وَٱلۡمَغۡرِبُۚ فَأَيۡنَمَا تُوَلُّواْ فَثَمَّ وَجۡهُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٞ

Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi, pra, ngado që të ktheheni është Fytyra (ana) e Allahut. Vërtet, Allahu është Gjithëpërfshirës dhe i Gjithëdijshëm.[28] info

[28] Në këtë varg na urdhërohet t’i marrim porositë e të veprojmë si urdhërohet. Myslimanët, në fillim faleshin duke u drejtuar nga Jerusalemi, siç bënin edhe hebrenjtë. Më pas, kur mërguan në Medinë, Zoti i urdhëroi që të faleshin në drejtim të Qabesë (Mekës). Atëherë hebrenjtë u revoltuan dhe e kundërshtuan këtë kthesë. Zoti, u tha: “Lindja dhe Perëndimi janë të Zotit, (po ashtu, e tërë Gjithësia është e Zotit)”. Andaj, duhet për t’u kthyer në lutje nga urdhëron Zoti, pa kurrfarë kundërshtimi. Në këtë mënyrë mund t’i fitojmë dhuratat e Tij (përkthyesi).

التفاسير: