আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

El Enam

external-link copy
1 : 6

ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَجَعَلَ ٱلظُّلُمَٰتِ وَٱلنُّورَۖ ثُمَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡ يَعۡدِلُونَ

Lavdërimi i takon Allahut, i Cili i krijoi qiejt e Tokën dhe e bëri errësirën e dritën. Megjithatë, jobesimtarët barazojnë të tjerë me Zotin e tyre. info
التفاسير:

external-link copy
2 : 6

هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن طِينٖ ثُمَّ قَضَىٰٓ أَجَلٗاۖ وَأَجَلٞ مُّسَمًّى عِندَهُۥۖ ثُمَّ أَنتُمۡ تَمۡتَرُونَ

Është Ai që ju krijoi prej baltës e pastaj caktoi një afat (për ju në këtë botë) dhe një afat tjetër tek Ai (për ringjallje), por ju përsëri dyshoni[1]. info

[1] Në fuqinë e Allahut për të ringjallur njerëzit.

التفاسير:

external-link copy
3 : 6

وَهُوَ ٱللَّهُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَفِي ٱلۡأَرۡضِ يَعۡلَمُ سِرَّكُمۡ وَجَهۡرَكُمۡ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡسِبُونَ

Ai është Allahu (i Vetmi që adhurohet me të drejtë) në qiej e në Tokë. Ai i di ato që i fshihni e ato që i shfaqni dhe e di çfarë bëni. info
التفاسير:

external-link copy
4 : 6

وَمَا تَأۡتِيهِم مِّنۡ ءَايَةٖ مِّنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِمۡ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ

Sa herë që u vjen atyre ndonjë shenjë e Zotit të tyre, ata ia kthejnë shpinën. info
التفاسير:

external-link copy
5 : 6

فَقَدۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَسَوۡفَ يَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ

Kështu, ata e mohuan të vërtetën kur u erdhi atyre, por së shpejti do t'u vijnë lajmet e asaj me të cilën talleshin. info
التفاسير:

external-link copy
6 : 6

أَلَمۡ يَرَوۡاْ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ مَّكَّنَّٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَا لَمۡ نُمَكِّن لَّكُمۡ وَأَرۡسَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡهِم مِّدۡرَارٗا وَجَعَلۡنَا ٱلۡأَنۡهَٰرَ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمۡ فَأَهۡلَكۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡ وَأَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ

A nuk shohin ata se sa e sa breza para tyre i kemi shkatërruar? Ne u patëm dhënë atyre më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë juve dhe patëm lëshuar mbi ta shira me bollëk e u patëm bërë lumenj që rridhnin pranë tyre, por i shkatërruam ata për shkak të gjynaheve të tyre dhe krijuam pas tyre breza të tjerë. info
التفاسير:

external-link copy
7 : 6

وَلَوۡ نَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ كِتَٰبٗا فِي قِرۡطَاسٖ فَلَمَسُوهُ بِأَيۡدِيهِمۡ لَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ

Edhe sikur të të zbritnim ty një Libër të shkruar në letër e ta preknin me duart e veta, jobesimtarët me siguri do të thoshin: "Kjo s'është gjë tjetër veçse magji e kulluar." info
التفاسير:

external-link copy
8 : 6

وَقَالُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ مَلَكٞۖ وَلَوۡ أَنزَلۡنَا مَلَكٗا لَّقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ ثُمَّ لَا يُنظَرُونَ

Po ashtu thanë: "Sikur t'i kishte zbritur një melek!" Mirëpo, sikur të zbrisnim ndonjë melek, çështja do të merrte fund dhe nuk do t'u jepej afat (për t'u penduar). info
التفاسير: