আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

পৃষ্ঠা নং:close

external-link copy
17 : 40

ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَىٰ كُلُّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۚ لَا ظُلۡمَ ٱلۡيَوۡمَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ

Sot, çdo njeri do të shpërblehet për atë që ka punuar. Sot nuk ka padrejtësi. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari. info
التفاسير:

external-link copy
18 : 40

وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡأٓزِفَةِ إِذِ ٱلۡقُلُوبُ لَدَى ٱلۡحَنَاجِرِ كَٰظِمِينَۚ مَا لِلظَّٰلِمِينَ مِنۡ حَمِيمٖ وَلَا شَفِيعٖ يُطَاعُ

Paralajmëroji ata për Ditën e Afërt, kur zemrat do të arrijnë në fyt, të mbushura me ankth. Keqbërësit nuk do të kenë mik të ngushtë e as ndërmjetësues që i merret fjala. info
التفاسير:

external-link copy
19 : 40

يَعۡلَمُ خَآئِنَةَ ٱلۡأَعۡيُنِ وَمَا تُخۡفِي ٱلصُّدُورُ

Ai i njeh shikimet tinëzare të syve dhe atë që fshehin zemrat. info
التفاسير:

external-link copy
20 : 40

وَٱللَّهُ يَقۡضِي بِٱلۡحَقِّۖ وَٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَقۡضُونَ بِشَيۡءٍۗ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ

Allahu gjykon sipas drejtësisë, ndërsa ata të cilëve u luten përveç Tij, nuk gjykojnë fare. Vërtet, Allahu është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi. info
التفاسير:

external-link copy
21 : 40

۞ أَوَلَمۡ يَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَيَنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَانُواْ هُمۡ أَشَدَّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗ وَءَاثَارٗا فِي ٱلۡأَرۡضِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡ وَمَا كَانَ لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٖ

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë, që të shihnin se si ka qenë fundi i atyre që ishin para tyre?! Ata ishin më të fortë dhe lanë më shumë gjurmë se këta, por Allahu i shkatërroi për shkak të gjynaheve të tyre dhe nuk pati kush t'i mbronte nga Allahu. info
التفاسير:

external-link copy
22 : 40

ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَانَت تَّأۡتِيهِمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَكَفَرُواْ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُۚ إِنَّهُۥ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ

Kjo, ngaqë atyre u vinin të dërguarit me prova të qarta, por ata nuk u besonin, prandaj Allahu i shkatërroi. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishëm dhe i rreptë në ndëshkim. info
التفاسير:

external-link copy
23 : 40

وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَا وَسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

Ne e dërguam Musain me shenjat (mrekullitë) Tona dhe me dëshmi të qartë info
التفاسير:

external-link copy
24 : 40

إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَهَٰمَٰنَ وَقَٰرُونَ فَقَالُواْ سَٰحِرٞ كَذَّابٞ

te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata thanë: "Ky është magjistar e gënjeshtar!" info
التفاسير:

external-link copy
25 : 40

فَلَمَّا جَآءَهُم بِٱلۡحَقِّ مِنۡ عِندِنَا قَالُواْ ٱقۡتُلُوٓاْ أَبۡنَآءَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ وَٱسۡتَحۡيُواْ نِسَآءَهُمۡۚ وَمَا كَيۡدُ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٖ

Kur u erdhi atyre e vërteta nga Ne, thanë: "Vritni bijtë e atyre që i kanë besuar atij dhe lërini të gjalla vjazat e tyre!" Por, kurthet e jobesimtarëve janë të dështuara. info
التفاسير: