আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

Es Saffat

external-link copy
1 : 37

وَٱلصَّٰٓفَّٰتِ صَفّٗا

Betohem në ata (melekë) që rreshtohen në radhë, info
التفاسير:

external-link copy
2 : 37

فَٱلزَّٰجِرَٰتِ زَجۡرٗا

dhe në ata që shtyjnë (retë), info
التفاسير:

external-link copy
3 : 37

فَٱلتَّٰلِيَٰتِ ذِكۡرًا

si dhe në ata që lexojnë (Fjalën e Allahut), info
التفاسير:

external-link copy
4 : 37

إِنَّ إِلَٰهَكُمۡ لَوَٰحِدٞ

se, vërtet, Zoti juaj është Një, info
التفاسير:

external-link copy
5 : 37

رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا وَرَبُّ ٱلۡمَشَٰرِقِ

Zoti i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet ndërmjet tyre dhe Zoti i lindjeve! info
التفاسير:

external-link copy
6 : 37

إِنَّا زَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِزِينَةٍ ٱلۡكَوَاكِبِ

Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët me bukurinë e yjeve, info
التفاسير:

external-link copy
7 : 37

وَحِفۡظٗا مِّن كُلِّ شَيۡطَٰنٖ مَّارِدٖ

si mbrojtje prej çdo shejtani të pabindur. info
التفاسير:

external-link copy
8 : 37

لَّا يَسَّمَّعُونَ إِلَى ٱلۡمَلَإِ ٱلۡأَعۡلَىٰ وَيُقۡذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٖ

Prandaj, ata s'mund të përgjojnë Parinë më të lartë (të melekëve) dhe qëllohen nga çdo anë, info
التفاسير:

external-link copy
9 : 37

دُحُورٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ وَاصِبٌ

duke u dëbuar - e për ta do të ketë dënim të përhershëm, - info
التفاسير:

external-link copy
10 : 37

إِلَّا مَنۡ خَطِفَ ٱلۡخَطۡفَةَ فَأَتۡبَعَهُۥ شِهَابٞ ثَاقِبٞ

me përjashtim të atij që rrëmben vjedhurazi ndonjë fjalë, të cilin e ndjek një shkëndijë që shpon. info
التفاسير:

external-link copy
11 : 37

فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَهُمۡ أَشَدُّ خَلۡقًا أَم مَّنۡ خَلَقۡنَآۚ إِنَّا خَلَقۡنَٰهُم مِّن طِينٖ لَّازِبِۭ

Pra, pyeti ata: "A është më i vështirë krijimi i tyre apo gjërat e tjera që i krijuam?" Ne i krijuam ata prej baltës ngjitëse. info
التفاسير:

external-link copy
12 : 37

بَلۡ عَجِبۡتَ وَيَسۡخَرُونَ

Në të vërtetë, ti habitesh, ndërsa ata tallen info
التفاسير:

external-link copy
13 : 37

وَإِذَا ذُكِّرُواْ لَا يَذۡكُرُونَ

dhe, kur këshillohen, nuk marrin mësim. info
التفاسير:

external-link copy
14 : 37

وَإِذَا رَأَوۡاْ ءَايَةٗ يَسۡتَسۡخِرُونَ

Madje, kur shohin ndonjë shenjë, tallen me të info
التفاسير:

external-link copy
15 : 37

وَقَالُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٌ

dhe thonë: "Kjo s'është gjë tjetër, veçse magji e kulluar. info
التفاسير:

external-link copy
16 : 37

أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗا وَعِظَٰمًا أَءِنَّا لَمَبۡعُوثُونَ

A mos, vallë, kur të vdesim e të bëhemi pluhur e kocka, do të ringjallemi?! info
التفاسير:

external-link copy
17 : 37

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلۡأَوَّلُونَ

A edhe të parët tanë të lashtë?!" info
التفاسير:

external-link copy
18 : 37

قُلۡ نَعَمۡ وَأَنتُمۡ دَٰخِرُونَ

Thuaju: "Po, madje të poshtëruar." info
التفاسير:

external-link copy
19 : 37

فَإِنَّمَا هِيَ زَجۡرَةٞ وَٰحِدَةٞ فَإِذَا هُمۡ يَنظُرُونَ

Do të jetë vetëm një zhurmë,[1] pas së cilës do të ngrihen duke shikuar info

[1] Është fjala për zhurmën që lëshon suri (briri), kur t'i fryhet për herë të dytë, që të ringjallen krijesat.

التفاسير:

external-link copy
20 : 37

وَقَالُواْ يَٰوَيۡلَنَا هَٰذَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ

e do të thonë: "Ah! Të mjerët ne! Kjo është Dita e Llogarisë!" info
التفاسير:

external-link copy
21 : 37

هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ٱلَّذِي كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

(Atyre do t'u thuhet): "Kjo është pra Dita e Gjykimit, të cilën e përgënjeshtronit!" info
التفاسير:

external-link copy
22 : 37

۞ ٱحۡشُرُواْ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ وَأَزۡوَٰجَهُمۡ وَمَا كَانُواْ يَعۡبُدُونَ

(E do t'u thuhet melekëve): "Tuboni të gjithë ata që bënë keq, sojin e tyre dhe ata që i adhuronin info
التفاسير:

external-link copy
23 : 37

مِن دُونِ ٱللَّهِ فَٱهۡدُوهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطِ ٱلۡجَحِيمِ

në vend të Allahut e tregojuani rrugën e Zjarrit flakërues! info
التفاسير:

external-link copy
24 : 37

وَقِفُوهُمۡۖ إِنَّهُم مَّسۡـُٔولُونَ

Ndalini ata, se do të merren në pyetje!" info
التفاسير: