আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

পৃষ্ঠা নং:close

external-link copy
36 : 33

وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٖ وَلَا مُؤۡمِنَةٍ إِذَا قَضَى ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥٓ أَمۡرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ ٱلۡخِيَرَةُ مِنۡ أَمۡرِهِمۡۗ وَمَن يَعۡصِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَقَدۡ ضَلَّ ضَلَٰلٗا مُّبِينٗا

Nuk i takon asnjë besimtari e besimtareje që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij gjykojnë për ndonjë çështje, ata të kenë të drejtë zgjedhjeje në çështjen e tyre. Kushdo që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ka rënë në një humbje të qartë. info
التفاسير:

external-link copy
37 : 33

وَإِذۡ تَقُولُ لِلَّذِيٓ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَأَنۡعَمۡتَ عَلَيۡهِ أَمۡسِكۡ عَلَيۡكَ زَوۡجَكَ وَٱتَّقِ ٱللَّهَ وَتُخۡفِي فِي نَفۡسِكَ مَا ٱللَّهُ مُبۡدِيهِ وَتَخۡشَى ٱلنَّاسَ وَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَىٰهُۖ فَلَمَّا قَضَىٰ زَيۡدٞ مِّنۡهَا وَطَرٗا زَوَّجۡنَٰكَهَا لِكَيۡ لَا يَكُونَ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ حَرَجٞ فِيٓ أَزۡوَٰجِ أَدۡعِيَآئِهِمۡ إِذَا قَضَوۡاْ مِنۡهُنَّ وَطَرٗاۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولٗا

Kujto kur i thoshe atij që Allahu i kishte dhuruar mirësi e edhe ti i kishe bërë mirë (duke e liruar): "Mbaje gruan tënde dhe kije frikë Allahun!" Ndërkohë që ti fshihje në vetvete atë që Allahu do ta nxjerrë në pah dhe u frikësoheshe njerëzve, kur më e drejtë është t'i frikësoheshe Allahut. Ndërkaq, kur Zejdi e lëshoi atë, Ne ta dhamë ty për grua, në mënyrë që të mos u vijë rëndë besimtarëve të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, pasi ata të jenë shkurorëzuar nga ato. E, urdhri i Allahut medoemos do të jetësohet. info
التفاسير:

external-link copy
38 : 33

مَّا كَانَ عَلَى ٱلنَّبِيِّ مِنۡ حَرَجٖ فِيمَا فَرَضَ ٱللَّهُ لَهُۥۖ سُنَّةَ ٱللَّهِ فِي ٱلَّذِينَ خَلَوۡاْ مِن قَبۡلُۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ قَدَرٗا مَّقۡدُورًا

Nuk ka asnjë faj për Profetin kur bën atë që ia ka lejuar Allahu. Ky është ligji i Allahut edhe për ata (profetët) që ishin më parë, – urdhri i Allahut është vendim i detyrueshëm, – info
التفاسير:

external-link copy
39 : 33

ٱلَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَٰلَٰتِ ٱللَّهِ وَيَخۡشَوۡنَهُۥ وَلَا يَخۡشَوۡنَ أَحَدًا إِلَّا ٱللَّهَۗ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ حَسِيبٗا

ata të cilët kumtojnë shpalljet e Allahut dhe ia kanë drojën Atij e nuk i frikësohen askujt përveç Allahut. Allahu mjafton si Llogaritës. info
التفاسير:

external-link copy
40 : 33

مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَآ أَحَدٖ مِّن رِّجَالِكُمۡ وَلَٰكِن رَّسُولَ ٱللَّهِ وَخَاتَمَ ٱلنَّبِيِّـۧنَۗ وَكَانَ ٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا

Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave nga mesi juaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë. info
التفاسير:

external-link copy
41 : 33

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ ذِكۡرٗا كَثِيرٗا

O ju që besoni, përmendeni Allahun shumë info
التفاسير:

external-link copy
42 : 33

وَسَبِّحُوهُ بُكۡرَةٗ وَأَصِيلًا

dhe lartësojeni Atë mëngjes e mbrëmje! info
التفاسير:

external-link copy
43 : 33

هُوَ ٱلَّذِي يُصَلِّي عَلَيۡكُمۡ وَمَلَٰٓئِكَتُهُۥ لِيُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَكَانَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَحِيمٗا

Është Ai që ju bekon dhe melekët e Tij luten për ju, që Ai t'ju nxjerrë nga errësirat në dritë. Ai është Mëshirëplotë ndaj besimtarëve. info
التفاسير: