আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

পৃষ্ঠা নং:close

external-link copy
39 : 19

وَأَنذِرۡهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡحَسۡرَةِ إِذۡ قُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٖ وَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ

Paralajmëroji ata për Ditën e Pendimit, kur të gjitha çështjet do të vendosen, por ata janë të shkujdesur dhe nuk besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
40 : 19

إِنَّا نَحۡنُ نَرِثُ ٱلۡأَرۡضَ وَمَنۡ عَلَيۡهَا وَإِلَيۡنَا يُرۡجَعُونَ

Pa dyshim, jemi Ne që e trashëgojmë Tokën dhe çdo gjë që gjendet në të dhe ata te Ne do të kthehen. info
التفاسير:

external-link copy
41 : 19

وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ إِبۡرَٰهِيمَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّيقٗا نَّبِيًّا

Përmende në Libër Ibrahimin. Ai ishte besnik i vërtetë dhe profet. info
التفاسير:

external-link copy
42 : 19

إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ يَٰٓأَبَتِ لِمَ تَعۡبُدُ مَا لَا يَسۡمَعُ وَلَا يُبۡصِرُ وَلَا يُغۡنِي عَنكَ شَيۡـٔٗا

Kur i tha babait të tij: "O babushi im, përse adhuron diçka që as dëgjon, as sheh e as të bën ndonjë dobi? info
التفاسير:

external-link copy
43 : 19

يَٰٓأَبَتِ إِنِّي قَدۡ جَآءَنِي مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَمۡ يَأۡتِكَ فَٱتَّبِعۡنِيٓ أَهۡدِكَ صِرَٰطٗا سَوِيّٗا

O babushi im, mua më ka ardhur dije që nuk të ka ardhur ty, prandaj më ndiq, që të të udhëzoj në rrugë të drejtë! info
التفاسير:

external-link copy
44 : 19

يَٰٓأَبَتِ لَا تَعۡبُدِ ٱلشَّيۡطَٰنَۖ إِنَّ ٱلشَّيۡطَٰنَ كَانَ لِلرَّحۡمَٰنِ عَصِيّٗا

O babushi im, mos e adhuro shejtanin, se njëmend shejtani është i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit! info
التفاسير:

external-link copy
45 : 19

يَٰٓأَبَتِ إِنِّيٓ أَخَافُ أَن يَمَسَّكَ عَذَابٞ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ فَتَكُونَ لِلشَّيۡطَٰنِ وَلِيّٗا

O babushi im, me të vërtetë kam frikë se do të të godasë një dënim nga i Gjithëmëshirshmi e të bëhesh shoqërues i shejtanit (në Xhehenem)." info
التفاسير:

external-link copy
46 : 19

قَالَ أَرَاغِبٌ أَنتَ عَنۡ ءَالِهَتِي يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُۖ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ لَأَرۡجُمَنَّكَۖ وَٱهۡجُرۡنِي مَلِيّٗا

Ai tha: "A po largohesh nga zotat e mi, o Ibrahim? Nëse nuk heq dorë, me siguri do të të mbys me gurë, prandaj largohu nga unë për një kohë të gjatë!" info
التفاسير:

external-link copy
47 : 19

قَالَ سَلَٰمٌ عَلَيۡكَۖ سَأَسۡتَغۡفِرُ لَكَ رَبِّيٓۖ إِنَّهُۥ كَانَ بِي حَفِيّٗا

Ibrahimi tha: "Paqja qoftë me ty! Unë do të kërkoj falje për ty nga Zoti im. Vërtet, Ai është i Mëshirshëm ndaj meje. info
التفاسير:

external-link copy
48 : 19

وَأَعۡتَزِلُكُمۡ وَمَا تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَأَدۡعُواْ رَبِّي عَسَىٰٓ أَلَّآ أَكُونَ بِدُعَآءِ رَبِّي شَقِيّٗا

Unë do të largohem nga ju dhe nga ajo që adhuroni në vend të Allahut dhe do t'i lutem (vetëm) Zotit tim, meqë shpresoj se nuk do të jem i mjerë me lutjet e mia ndaj Zotit tim." info
التفاسير:

external-link copy
49 : 19

فَلَمَّا ٱعۡتَزَلَهُمۡ وَمَا يَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۖ وَكُلّٗا جَعَلۡنَا نَبِيّٗا

Kur u largua prej tyre dhe prej asaj që adhuronin në vend të Allahut, Ne i dhuruam atij Ishakun e Jakubin dhe që të dy i bëmë profetë. info
التفاسير:

external-link copy
50 : 19

وَوَهَبۡنَا لَهُم مِّن رَّحۡمَتِنَا وَجَعَلۡنَا لَهُمۡ لِسَانَ صِدۡقٍ عَلِيّٗا

Ne u dhuruam atyre mëshirën Tonë dhe bëmë që të jenë shumë të lavdëruar. info
التفاسير:

external-link copy
51 : 19

وَٱذۡكُرۡ فِي ٱلۡكِتَٰبِ مُوسَىٰٓۚ إِنَّهُۥ كَانَ مُخۡلَصٗا وَكَانَ رَسُولٗا نَّبِيّٗا

Përmend në Libër edhe Musain. Ai ishte njëmend i zgjedhur dhe ishte i dërguar e profet. info
التفاسير: