আল-কোৰআনুল কাৰীমৰ অৰ্থানুবাদ - আল-বানিয়ান অনুবাদ- মৰ্কজ ৰুৱাদুত তাৰ্জামাহ- (কাম চলি আছে)

পৃষ্ঠা নং:close

external-link copy
29 : 13

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ طُوبَىٰ لَهُمۡ وَحُسۡنُ مَـَٔابٖ

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të kenë jetë të lumtur dhe vendkthim të shkëlqyeshëm (në Xhenet). info
التفاسير:

external-link copy
30 : 13

كَذَٰلِكَ أَرۡسَلۡنَٰكَ فِيٓ أُمَّةٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهَآ أُمَمٞ لِّتَتۡلُوَاْ عَلَيۡهِمُ ٱلَّذِيٓ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ وَهُمۡ يَكۡفُرُونَ بِٱلرَّحۡمَٰنِۚ قُلۡ هُوَ رَبِّي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُ وَإِلَيۡهِ مَتَابِ

Kështu, Ne të kemi dërguar ty te një popull, para të cilit kanë kaluar (shumë) popuj, që t'ua lexosh atë që ta kemi shpallur, por ata mohojnë të Gjithëmëshirshmin. Thuaj: "Ai është Zoti im. S'ka zot që meriton të adhurohet përveç Tij. Tek Ai mbështetem dhe tek Ai pendohem." info
التفاسير:

external-link copy
31 : 13

وَلَوۡ أَنَّ قُرۡءَانٗا سُيِّرَتۡ بِهِ ٱلۡجِبَالُ أَوۡ قُطِّعَتۡ بِهِ ٱلۡأَرۡضُ أَوۡ كُلِّمَ بِهِ ٱلۡمَوۡتَىٰۗ بَل لِّلَّهِ ٱلۡأَمۡرُ جَمِيعًاۗ أَفَلَمۡ يَاْيۡـَٔسِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن لَّوۡ يَشَآءُ ٱللَّهُ لَهَدَى ٱلنَّاسَ جَمِيعٗاۗ وَلَا يَزَالُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ تُصِيبُهُم بِمَا صَنَعُواْ قَارِعَةٌ أَوۡ تَحُلُّ قَرِيبٗا مِّن دَارِهِمۡ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ وَعۡدُ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُخۡلِفُ ٱلۡمِيعَادَ

Edhe sikur të kishte një Kuran përmes të cilit do të lëviznin malet ose do të çahej Toka, ose do t'u flitej të vdekurve (do të ishte ky Kuran)! Jo, por tërë çështja i takon Allahut. A nuk e dinë ata që besuan se, sikur të donte Allahu, do t'i udhëzonte të gjithë njerëzit? Fatkeqësia do të vazhdojë t'i godasë ata që nuk besojnë për shkak të asaj që kanë bërë ose do të ndodhë pranë vendbanimeve të tyre derisa të vijë premtimi i Allahut. E, pa dyshim se Allahu nuk e thyen premtimin. info
التفاسير:

external-link copy
32 : 13

وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَأَمۡلَيۡتُ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ ثُمَّ أَخَذۡتُهُمۡۖ فَكَيۡفَ كَانَ عِقَابِ

Edhe para teje i kanë tallur të dërguarit, por Unë u dhashë afat atyre që nuk besuan e më pas i kapa me ndëshkim. Ah, si ishte dënimi Im! info
التفاسير:

external-link copy
33 : 13

أَفَمَنۡ هُوَ قَآئِمٌ عَلَىٰ كُلِّ نَفۡسِۭ بِمَا كَسَبَتۡۗ وَجَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ قُلۡ سَمُّوهُمۡۚ أَمۡ تُنَبِّـُٔونَهُۥ بِمَا لَا يَعۡلَمُ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَم بِظَٰهِرٖ مِّنَ ٱلۡقَوۡلِۗ بَلۡ زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ مَكۡرُهُمۡ وَصُدُّواْ عَنِ ٱلسَّبِيلِۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِنۡ هَادٖ

A mund të jetë Ai që është mbikëqyrës i punës së gjithsecilit (njësoj me idhujt që nuk janë të këtillë)?! Megjithatë, ata i veshin Allahut ortakë. Thuaju: "Tregoni emrat e tyre! Apo mos doni t'i tregoni Allahut për diçka që Ai nuk e di në Tokë apo po thoni gjepura? Përkundrazi, atyre që nuk besuan u janë hijeshuar dredhitë e tyre dhe janë shmangur nga rruga e drejtë. E, atë që e humb Allahu, s'ka kush që mund ta udhëzojë. info
التفاسير:

external-link copy
34 : 13

لَّهُمۡ عَذَابٞ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَشَقُّۖ وَمَا لَهُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن وَاقٖ

Për ta ka dënim në këtë jetë, por dënimi i botës tjetër është më i rëndë dhe askush s'mund t'i mbrojë ata nga Allahu. info
التفاسير: