ការបកប្រែអត្ថន័យគួរអាន - ការបកប្រែជាភាសាអាល់បានី - មជ្ឈមណ្ឌលបកប្រែរ៉ូវ៉ាទ - កំពុងដំណើរការលើវា

លេខ​ទំព័រ:close

external-link copy
32 : 52

أَمۡ تَأۡمُرُهُمۡ أَحۡلَٰمُهُم بِهَٰذَآۚ أَمۡ هُمۡ قَوۡمٞ طَاغُونَ

A mos i urdhëron ata mendja e tyre për këtë apo janë njerëz që shkelin kufijtë?! info
التفاسير:

external-link copy
33 : 52

أَمۡ يَقُولُونَ تَقَوَّلَهُۥۚ بَل لَّا يُؤۡمِنُونَ

Apo mos thonë: "Ai e ka trilluar atë!"?! Jo (nuk është ashtu), por ata nuk besojnë. info
التفاسير:

external-link copy
34 : 52

فَلۡيَأۡتُواْ بِحَدِيثٖ مِّثۡلِهِۦٓ إِن كَانُواْ صَٰدِقِينَ

Atëherë, le të sjellin një fjalë si kjo, nëse është e vërtetë ajo që thonë! info
التفاسير:

external-link copy
35 : 52

أَمۡ خُلِقُواْ مِنۡ غَيۡرِ شَيۡءٍ أَمۡ هُمُ ٱلۡخَٰلِقُونَ

A mos janë krijuar nga asgjëja apo vetë ata janë krijuesit?! info
التفاسير:

external-link copy
36 : 52

أَمۡ خَلَقُواْ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَۚ بَل لَّا يُوقِنُونَ

Apo mos vallë kanë krijuar qiejt dhe Tokën? Jo, por ata nuk janë të bindur. info
التفاسير:

external-link copy
37 : 52

أَمۡ عِندَهُمۡ خَزَآئِنُ رَبِّكَ أَمۡ هُمُ ٱلۡمُصَۜيۡطِرُونَ

Apo mos i zotërojnë thesaret e Zotit tënd apo vetë ata janë sunduesit?! info
التفاسير:

external-link copy
38 : 52

أَمۡ لَهُمۡ سُلَّمٞ يَسۡتَمِعُونَ فِيهِۖ فَلۡيَأۡتِ مُسۡتَمِعُهُم بِسُلۡطَٰنٖ مُّبِينٍ

Apo mos kanë shkallë (për t'u ngjitur në qiell e) për të dëgjuar? Atëherë, le të sjellë dëgjuesi i tyre ndonjë dëshmi të qartë. info
التفاسير:

external-link copy
39 : 52

أَمۡ لَهُ ٱلۡبَنَٰتُ وَلَكُمُ ٱلۡبَنُونَ

Vallë, a mos qenkan të Tij vajzat e tuajt djemtë?! info
التفاسير:

external-link copy
40 : 52

أَمۡ تَسۡـَٔلُهُمۡ أَجۡرٗا فَهُم مِّن مَّغۡرَمٖ مُّثۡقَلُونَ

Apo mos po kërkon prej tyre shpërblim e janë rënduar nga borxhet?! info
التفاسير:

external-link copy
41 : 52

أَمۡ عِندَهُمُ ٱلۡغَيۡبُ فَهُمۡ يَكۡتُبُونَ

Apo mos është te ta gajbi (e fshehta) e po e shkruajnë?! info
التفاسير:

external-link copy
42 : 52

أَمۡ يُرِيدُونَ كَيۡدٗاۖ فَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ هُمُ ٱلۡمَكِيدُونَ

Apo mos duan të kurdisin ndonjë kurth? Në të vërtetë, pikërisht jobesimtarët janë ata që bien në kurthe. info
التفاسير:

external-link copy
43 : 52

أَمۡ لَهُمۡ إِلَٰهٌ غَيۡرُ ٱللَّهِۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ

Apo mos kanë ndonjë zot përveç Allahut (që meriton adhurimin)? I patëmeta e i Lartësuar është Allahu mbi çdo gjë që i veshin Atij. info
التفاسير:

external-link copy
44 : 52

وَإِن يَرَوۡاْ كِسۡفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ سَاقِطٗا يَقُولُواْ سَحَابٞ مَّرۡكُومٞ

Edhe sikur të shihnin ndonjë copë duke rënë nga qielli, do të thoshin: "Është grumbull resh." info
التفاسير:

external-link copy
45 : 52

فَذَرۡهُمۡ حَتَّىٰ يُلَٰقُواْ يَوۡمَهُمُ ٱلَّذِي فِيهِ يُصۡعَقُونَ

Prandaj lëri ata, derisa të arrijnë Ditën në të cilën do të shkatërrohen, info
التفاسير:

external-link copy
46 : 52

يَوۡمَ لَا يُغۡنِي عَنۡهُمۡ كَيۡدُهُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ

Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u vlejë asgjë dhe nuk do të ndihmohen. info
التفاسير:

external-link copy
47 : 52

وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ عَذَابٗا دُونَ ذَٰلِكَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ

Vërtet, për ata që bëjnë padrejtësi, ka dënim edhe para këtij, por shumica e tyre nuk e dinë. info
التفاسير:

external-link copy
48 : 52

وَٱصۡبِرۡ لِحُكۡمِ رَبِّكَ فَإِنَّكَ بِأَعۡيُنِنَاۖ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ حِينَ تَقُومُ

Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd, sepse ti je nën Sytë Tanë! Lartësoje me lavdërim Zotin tënd kur ngrihesh, info
التفاسير:

external-link copy
49 : 52

وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَإِدۡبَٰرَ ٱلنُّجُومِ

edhe gjatë natës lartësoje Atë, si dhe pas perëndimit të yjeve! info
التفاسير: